Brumëra të mrekullueshëm: kifle, role, petulla, krofne… shijoni ato!

Kush mund t’i rrezistojë aromës së specialiteteve të brumërave që ndodhen në kuzhinë? Sidomos ndaj atyre recetave të vjetra që përgaditnin gjyshet tona. Kënaquni dhe shijoni magjinë e brumërave dhe trajtoni në mënyrë të veçantë më të dashurit tuaj.

Role me kanellë

Nevoitet:

1 pako tharm (kvasac), 50 gr sheqer, 120 ml qumësht, 330 gr miell, ½ lugë çaji kripë, 1 ve të madhe, 1 të verdhë të vezës, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, 75 gr gjalpë. Mbushja: 30 gr gjalpë, 50 gr arra, 70 gr sheqer, 1 lugë e plotë e gjellës me kanellë.

Përgatitja:

Zini brumin me qumësht të vakët dhe tharm si dhe përzieni mirë. Vendoseni në një enë, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë rreth një ore në vend të ngrohtë. Ngjeshni brumin dhe shtrijeni në një enë drejtkëndore. Brumin, së pari lyeni me gjalpë të shkrirë dhe spërkatni me arrat e copëtuara si dhe sheqerin të përzier bashkë me kanellën. Bëjeni në formë rollate dhe prejeni në copa. Piqeni në furrë në 180 gradë, rreth gjysmë ore. Shërbejeni me sheqer pluhur.

Petulla të kohërave të vjetra

Nevoitet:

½ copë tharm të freskët, 100 ml qumësht i vakët, ½ kg miell, 1 vezë, një lugë kripë, një lugë sheqer.

Përgatitja:

Lëreni tharmin në qumështin e vakët së bashku me sheqerin dhe përzieni brumin me përbërësit tjerë. Lëreni brumin të shtohet derisa masa të dyfishohet. Pastaj, me lugë ndani një copë brumë dhe skuqni ato në vaj të nxehtë. Ktheni petullat në dy anët duke i skuqur mirë deri sa të marrin ngjyrë.

Pastë me xhem

Nevoitet:

500 gr miell, 250 ml qumësht, 100 gr sheqer, 100 gr yndyrë, 1 vezë, 1 sheqer vanilje, ½ lugë çaji kripë, xhem apo reçel sipas zgjedhjes suaj.

Përgatitja:

Shpërbëni tharmin në 100 ml qumësht të vakët me një lugë gjelle sheqer dhe miell dhe lëreni që të pushojë. Pastaj përzieni qumështin e mbetur, vezën, sheqerin, kripën, yndyrën dhe shtoni tharmin. Zini brumin me miellin dhe sipas nevojës shtoni ende. Lëreni të qëndrojë për gjysmë ore, ngjeshni brumin dhe bëjeni në topa të vegjël. Secilit top të formuar shtoni brenda pak xhem dhe piqeni në furrë për rreth gjysmë ore në 170 gradë. Në fund, shtoni pak sheqer pluhur mbi.

Krofne të ëmbla

Nevoitet:

320 gr miell, 1 lugë gjelle tharm, 40 gr gjalpë, 40 gr sheqer, pak kripë, 120 ml qumësht, 1 vezë, sheqer pluhur.

Përgatitja:

Përzieni miellin me tharmin, pastaj shtoni gjalpin dhe shpërbëni atë. Shtoni sheqerin dhe kripën dhe ngadalë hidhni qumështin. Shtoni vezët dhe ngjeshni brumin deri sa të keni masë të fortë. Nëse është e nevojshme shtoni edhe më shumë miell. Lëreni të qëndrojë për rreth 2 orë, pastaj holloni brumin dhe nxirrni forma sipas dëshirës për petullat tuaja. nga mesi i brumit mund të hiqni formë më të vogël duke i bërë mini-petulla. Skuqni në vaj dhe krofnet e ngrohta rrokullisni në sheqer.

Kifle me xhem

Nevoitet:

600 gr miell, 1 vezë, 100 gr sheqer, 250 gr gjalpë, një copë tharm, xhem sipas dëshirës, sheqer pluhur.

Përgatitja:

Në qumësht të vakët shtoni një lugë gjelle sheqer dhe majën. Shtoni më pas gjalpin e zbutur, vezën dhe sasinë e mbetur të sheqerit duke e ngjeshur brumin me miellin. Lëreni të qëndrojë rreth një orë, pastaj gatuani brumin. Pasi të bëni formë rrethore, preni në trekëndësha të vegjël duke i vënë nga pak xhem. Rrotulloni brumin e prerë në formë trekëndëshi dhe piqeni në furrë në 180 gradë për rreth gjysmë ore. Në fund, rrokullisni në sheqer pluhur.

Kifle në formë gërshete me rrush të thatë

Nevoitet:

1 kg miell, 150 gr sheqer, 120 gr gjalpë, 2 të verdha të vezës, 150 gr rrush të thatë, 1 pako tharm të thatë, 450 ml qumësht, një lugë kripë, sheqer pluhur.

Përgatitja:

Hedhni tharmin në pak qumësht të vakët, shtoni një lugë gjelle sheqer dhe miellin. Lëreni të vijë brumi, ndërsa miellin përzieni me gjalpin e shkrirë. Shtoni sheqerin, rrushin e thatë, të verdhat e vezëve dhe tharmin e ardhur, ndërsa me qumështin e mbetur ngjeshni brumin. Lëreni të qëndrojë edhe për një orë dhe pastaj hollojeni brumin duke formuar 6 cilindra të zgjatur. Pastaj me anë të brumit formoni dy gërsheta dhe piqni në furrë në 200 gradë, për rreth 40 minuta.

Pancerota

Nevoitet:

100 ml ujë, 200 ml qumësht, 1 lugë gjelle sheqer, gjysmë luge kripë, tharm, 2 vezë, 5 lugë vaj, 600 gr miell, djathë, proshutë, ketchup.

Përgatitja:

Në qumështin e vakët shtoni sheqerin dhe majën dhe ngjeshni brumin duke shtuar edhe gjithë përbërësit tjerë. Nëse është e nevojshme, shtoni më shumë miell. Mbuloni brumin dhe lëreni të qëndrojë për rreth një orë. Gjatë qëndrimit të tillë, ngjeshni edhe dy herë tjera brumin. Pastaj, ndani një copë nga brumi, rreth 100 gr, bëjeni në formë elipse dhe mbushni me masën e dëshiruar. Mbylleni pancerotën, vendosni ato në një tepsi me letër për pjekje dhe piqeni në 200 gradë deri sa të marrin ngjyrë të artë. Dekoroni ato me kashkavall dhe ketchup.

Kifle të kripura

Nevoitet:

250 gr gjalpë, 600 gr miell, 1 copë tharm buke, 200 ml vaj, 200 ml qumësht, 2 vezë, 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë çaji kripë, susam.

Përgatitja:

Lëreni tharmin të vijë në qumësht dhe sheqer, dhe ngjeshni brumin me vaj, vezë dhe miell. Lëreni të qëndrojë për rreth një orë dhe mbuloni atë në vend të ngrohtë duke e ndarë brumin në dy pjesë të mëdha. Preni formën e trekëndëshit, lyeni me gjalpë dhe rrotulloni ato. Lyeni me furçë kiflet përmbi pak me vezë të rrahur si dhe sasi të vogël të susamit, dhe duke vënë në secilën kifle një copë gjalpë. Piqeni në furrë në 200 gradë.

Bukë shtëpiake e “Perandorit” (Kaiser)

Nevoitet:

1 kg miell, një copë tharm buke, 400 ml kos, 2 vezë, 150 ml vaj, 100 ml qumësht, 2 lugë çaji kripë, 2 lugë sheqer, 1 vezë për lyerje.

Përgatitja:

Në qumështin e vakët hidhni tharmin dhe një lugë sheqer dhe kur të vie ngjeshni brumin. Paa ngjeshjes lëreni të qëndrojë në vend të ngrohtë për rreth 2 orë. Ndani pjesë nga brumi dhe formoni bukë “Kaiser”. Me anë të një thike preni në mes bukën duke formuar vija në të gjitha anët dhe piqeni në 180 gradë. Shërbejeni të ngrohtë me salcë kremoze.

kosovarja.ch