Kur bie fjala për rivierën shqiptare mendja direkt nna shkon në atë pjesë të bregdetin Jonian për të cilën krenohemi shumë.
Bregdeti i Jonit nis nga Uji i Ftohtë në dalje të qytetit të Vlorës, dhe pse pika e saktë gjeografike është Kepi i Gjuzës në Gadishullin e Karaburunit, deri në kufi me Greqinë. Një reliev shkëmbor.
Bardhësia e gurëve dhe ngjyrat e detit të thellë që herë merr nuanca smeraldi e herë turkeze, bashkë me kthjelltësinë e ujit e bëjnë këtë zonë të ngjashme me plazhet e Karaibeve, bile edhe më bukur. Bregdeti i rivierës sonë të mahnit nga relievi shkëmbor, i cili merr forma dhe trajta nga më të ndryshmet duke krijuar gjire mahnitës, shpella etj.
Nëse shpesh flitet dhe shkruhet për Dhërmiun, për Himarën e Qeparonë, Borshin apo Ksamilin pak janë ata që e njohin më me imtësi zona të tjera të panjohura, të cilat ne ju ftojmë ti zbuloni.
Është fjala për bregdetin e fshatit Vuno. Ky fshat me një urbanistikë tipike mesjetare italiane, që në vetvete është një intinerar tjetër për t’u zbuluar e që duhet vizituar për të parë kalldrëmet, tunelet si dhe shtëpitë e gurit më të larta dhe më masive sesa ato të Gjirokastrës dhe Beratit.
Shtrirë rrëzë malit të Mjegulloshit përpara këtij fshati shpaloset pamja mahnistëse e një fushe të pambarimtë ullinjsh qindravjeçarë. Duket si një det jeshil ku vështrimi i syrit humbet në një horizont tek i cili bashkohet më ngjyrën e kaltërt të detit.
Kohët e fundit janë bërë ndërtime të reja me parametra europianë, rruga që të çon nga fshati Vuno në plazhin e kryesor dhe të frekuentuar të tij, Plazhin e Jalit. I panjohur edhe ky deri pak vite më parë, sot është një nga aktraksionet më të mëdha dhe më interesante për kë ka pasion natyrën dhe detin. Duke nisur pak më në jug të këtij gjiri, fare afër plazhit të Livadhi,t nis Bregdeti i Vunoit i cili përfundon në afërsi të Shpellës së Piratëve, për t’u bashkuar aty me bregdetin e fshatit Dhërmi.
Foto: www.ikub.al