1.4 C
Priština
More

    Botoksit i erdhi fundi, arrin frotoks – shokimi i rrudhave të fytyrës nëpërmes ftohjës

    spot_imgspot_img

    Për dallim nga botoksi, frotox nuk përmban toksina dhe bakterie, por vetëm përdoret azoti i lëngshëm. Me atë, nervat dhe muskujt shokohen me ftohje dhe pastaj bllokohen për disa muaj, kurse si rezultat, keni më pak rrudha që shihen.

    Iovera apo frotoks është gjenerata e re e tretmaneve antiage, i cili nuk përmban toksina, dhe vetëm ka përdorues nga bota e të famshmëve, mes të cilëve është edhe Nicole Kidman, Simon Coëell dhe Sharon Osbourne, shkruan Daily Mail.

    Ekspertët tregojnë se si ai është më pak i dëmshëm, kurse më efikas se botoksi, kurse është krijuar në Kanada, në bazë të teknologjisë medicinale të quajtur myoscience. Për momentin trajton rrudhat horizontale dhe vertikale me injektimin e dy „plumbave“ të ftohtë në fillim dhe në fund të rrudhës. Ky veprim zgjat 15 minuta dhe përfshin vendosjen e pajisjes së mbushur me azot të lëngshëm në afërsi të nervave të cilat kontrollojnë muskujt përgjegjës për paraqitjen e rrudhave.

    Shoku i ftohtë intensiv i detyron ato nerva që të „vdesin“ për disa muaj, dhe rezultati është më pak rrudha të dukshme. Duke u nisur nga fakti që tashmë është e mundur që në mënyrë precize të qëllohen rrudhat, pas tretmanit nuk mbetet më ajo dukja e fytyrës si e habitur, siç ka qenë rast me botoksin. Ky tretman bëhet në klinikat prestigjioze europiane për zbukurim, kurse për shkak të rritjes së kërkesës, pritet shtrirja e tij në të gjithë botën. Çmimi për një trajtim kushton rreth 350 euro.

    – Azoti në formë natyrale gjendet në trup, prandaj trajtimi nuk është aq invaziv sikur botoksimi. Gjithashtu, ky është një trajtim i shkëlqyeshëm kundër rrudhave për të gjithë ata që i frikësohen gjilpërave, thotë dr. Raina Zarb Adami nga klinika britanike Aesthetic Virtue, e cila u ofron këtë shërbim klientëve. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...