Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët në Uashington, biseda lidhur me problemet e përditshme dhe burimet e stresit është më e mirë dhe më efektiv për të luftuar pagjumësinë se pilulat e gjumit.
Nga pagjumësia afatshkurtër vuajnë 10-30 për qind të njerëzve në botë, kurse pagjumsia kronike apo afatgjatë prek rreth 10 për qind të popullsisë. Në aspektin e shpejtësisë dhe turbullirave të jetës moderne, ky problem shëndetësor është bërë edhe më i theksuar. Ndërsa shumica e njerëzve në luftën kundër pagjumësisë luftojnë me ndihmen e pilulave, ekspertët theksojnë se efekt të fortë në fakt mund të ketë një bisedë normale.
“Pacienti ndjen një efekt të dobishëm nga biseda edhe shumë gjatë pas aplikimit, gjë që nuk ndodhë vetëm me rastin e aplikimit të pilulave të cilat kanë një ndikim të kufizuar” thotë Dr David Plante, një specialist amerikan për çrregullime të gjumit.
Nëse edhe ju keni problem me pagjumësinë dhe ju duhet patjetër që të përdorni pilula gjumi, përpiquni që të bëni këtë vetëm në raste të rralla – kur jeni nën stres ose nëse jeni duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë emocionale. Konsumimi i pilulave nuk duhet të zgjatë më shumë se një muaj. /kosovarja.ch/