Nëse seriozisht keni vendosur të bëni diçka sa i përket kilogramëve të tepërt, shprehia është gjëja më e rëndësishme. Mësoni se si mund t’ju ndihmojë për këtë rregulli i quajtur “21 ditë”.
Hapi i parë është vendimi i fortë, ndërsa një muaj për ju është plotësisht i mjaftueshëm që të ndryshoni shprehitë në jetë. Atëherë do ta vëreni rezultatin e vërtetë. Kjo do të jetë shpërblimi juaj më i madh.
“Flisni” me vetveten. Përgjigjuni vetes në këto pyetje: për çfarë keni vendosur të ushtroni dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme? A doni të ndjeheni më mirë dhe me më shumë vetëbesim? Sikur të mund të vishnit një kostum banjo të shkëlqyer? Sikur të mund të përmirësoni shëndetin tuaj? Mendoni për këto dhe kërkoni motivim. Cilado qoftë arsyeja juaj, duhet ta dini se ju jeni e vetmja që mund t’i realizojë këto gjëra. Frika më e madhe është nga rreziku për të hequr dorë. Prandaj dobësohuni në peshë nëpërmes rregullit “21 ditë”.
Është e vërtetuar se nëse përsërisini diçka për 21 ditë, ajo gjë kalon në shprehi. Prandaj bëni plan për 21 ditë – mbani rikujtues. Këto tre javë janë thelbësore – përfshine orarin e ushtrimeve, sistemin e ri të ngërnjes dhe ndonjë aktivitet të ri, i cili do t’ju gëzojë dhe do t’ju bëjë për të buzëqeshë. Shumë lehtë kjo do të bëhet pjesë e përditshmërisë dhe stilit tuaj të jetesës.
Mesazhet motivuese dhe fotografitë u ndihmojnë shumicës. Është shumë e rëndësishme që të gjeni edhe sistemin e ushtrimeve i cili më së shumti ju konvenon. Mendoni çfarë do t’ju pëleqente më së shumti – të ushtroni vetëm ose në grup, të ushtroni në shtëpi apo në palestër, të bëni aktivitete fizike në ambient të hapur, në mal apo përreth liqenit? Kur të gjeni përgjigjen, mbahuni atij sistemi. Nganjëherë mjafton edhe gjysëm ore ushtrime, por nuk guxoni të injoroni planin tuaj në asnjë ditë. Prandaj mendone në përputhje me obligimet tuaja.
Duhet të jeni real. Ushtrimet dhe dieta nuk do ta shndërrojnë si me magji trupin tuaj për 21 ditë. Për ndryshimet e para duhet kohë. Pritshmëritë joreale mund të sjellin deri aty sa gjithë ndërmarrjen ta përjetoni si një dështim. Mos u sforconi deri në gjëra të pamundura. Filloni ngadal dhe pak nga pak zhvendosni kufinjtë. E njejta gjë vlen edhe për dietën. Nuk ka zvogëlim drastik të numrit të kalorive të konsumuar në ditë. Nëse veproni ashtu, do ta çrregulloni metabolizmin, ndërsa kilogramët e humbur do të rikthehen shumë shpejtë. Ndryshimet e shëndetshme dhe shprehitë ushqyese të reja vijnë dal ngadal, vetëm në këtë mënyrë mund të bëhen pjesë përbërëse e jetës suaj. /kosovarja.ch/