-4.9 C
Priština
More

    Besoni zemrës: Pse gjithmonë duhet të ndjekni ëndrrat tuaja

    spot_imgspot_img

    A ndjeni uri në zemrën tuaj? Një dëshirë të zjarrtë që ju shtyn përpara në drejtim të ëndrrave tuaja?

    Ju nuk mund të ndaloni së menduari për mënyrën ndryshe të jetës suaj, as nuk do të ndaloni së punuari për ta arritur atë që e besoni.

    Pasi të keni vendosur pamjet në ëndrrat tuaja, nuk ka më kuptim që mos të realizohen ato.

    Keni lexuar shumë artikuj, keni bërë disa hulumtime si dhe jeni përpjekur shumë dhe tani është koha që të relaksoheni paksa.

    Përgatiteni veten sa më shumë që është e mundur, tani ndodheni në një aventurë të egër. Çdo ditë sjell sfidat dhe befasitë e saj. Nuk mund të ndjeheni më energjik dhe të gjallë nëqoftëse e keni provuar tashmë.

    Jeni në përpjekje për të kapur ëndrrat tuaja, duke jetuar me pasion dhe duke bërë ndryshim në jetën tuaj.

    Ndonëse kjo tingëllon shumë joshëse, gjithashtu mund të jetë edhe frikësuese.

    Çdo ditë ju përballeni me frikën tuaj dhe duhet të punoni shumë për të mbajtur lëvizjen para. Angazhimi juaj vazhdimisht testohet, mirëpo forca dhe karakteri shkëlqejnë nëse ju vazhdoni të bëni atë që dëshironi.

    Papritmas, ndjeheni të fundosur emocionalisht për të 100-ën herë kësaj jave dhe vetëbesimi juaj vihet në prove.

    Njerëzit që janë të afërt në jetën tuaj kanë vetëm qëllime të mira për ju dhe ndajnë mendimet e tyre nga dashuria, edhepse mund të ju duket juve se nuk po ju mbështesin sa duhet. Ata nuk e kuptojnë realisht se çfarë jeni duke bërë dhe fillojnë të ju parashtrojnë pyetje.

    Besoj se këta njerëz kanë frikë nga e panjohura. Ata nuk besojnë në marrjen e rreziqeve dhe nuk mund të paramendojnë jetën si e bëjmë.

    Kur ndonjëherë ndjehemi të pambrojtur dhe kemi nevojë për mbështetje sa më shumë që të mundemi, njohuritë dhe sugjerimet e tyre mund të vijnë në mënyrë negative dhe jo suportive.

    Mund të jetë një rrugë shumë e frikshme për ta ndjekur nëqoftëse jeni i vetmi që beson në vetvete.

    Të ndjekni ëndrrat tuaja nuk është fare e lehtë, por definitivisht ia vlen ta bëni.

    Përvoja personale më ka mësuar se duhen vite për të gjetur guximin për të ndjekur zemrën tuaj dhe të bëheni të sinqertë në atë bëni. Ngatërrohesha rreth ndonjë pune dhe nuk ndjeja fare pasionin pasi kam lejuar frikën e dështimit të më qëndrojë prapa.

    Pas disa analizave të rrezikut dhe vendim-marrjes, e dija se ishte koha që të ndjekja zemrën time. Dhe, e kam kuptuar se jo çdokush do të ju mbështesë juve.

    Për gjithë ata që nuk kanë besim tek ju, kam diçka për të thënë.

    Për ata që nuk kuptojnë se çfarë jeni duke bërë dhe përse jeni duke bërë atë, fat i keq. Thjeshtë nuk është puna e tyre për të kuptuar.

    Ndjekja e zemrës është një thirrje që nuk mund të injorohet.

    Mos harroni, kjo për njerëzit që kërkojnë vazhdimisht llogarinë dhe arsyen tuaj: fundja, ju nuk keni asnjë borxh për t’ju dhënë atyre shpjegim.

    Ju e dini se ku jeni duke shkuar dhe çfarë po tentoni të bëni. Nëse ju ndodh që të jeni paksa të paqartë, keni trurin dhe zemrën së bashku që do menaxhojë emocionet tuaja.

    Tregoni atyre se ju keni një qëllim dhe se jeni duke punuar për të çdo ditë.

    Veprimet gjithmonë flasin më shumë se sa fjalët. Ju nuk keni arsye ti tregoni atyre, veçanërisht nëse ata nuk ju dëgjojnë përreth. Thjeshtë mbani gjithmonë një këmbë para tjetrës dhe lëvizni te para.

    Tregohuni të fortë, qëndroni në këmbë dhe mos bëni marrëzira.

    Ndjeni kontrollin në jetën tuaj. Mësoni se çfarë dëshironi dhe bëni një premtim për veten se do të vazhdoni së punuari për të. Asnjëherë mos kini frikë nga përpjekjet shtesë që ju kërkohen për të përmbushur qëllimet tuaja, e rëndësishme është që po bëni atë që dëshironi.

    Pas takimit me shumicën e njerëzve përreth, të cilët kanë humbur kuptimin e jetës së tyre, ju e dini saktë se çfarë ju bën juve të ndjeheni të gjallë dhe ndjeheni më me fat se tjerët.

    Mesazhi është ky: jeta bëhet më e thjeshtë dhe më e lehtë kur ne nuk caktojmë pritje dhe shpresa për njerëzit tjerë. Edhepse përkrahja dhe mirëkuptimi do të ishte mirë, por ne nuk kemi nevojë të bëhemi të suksesshëm.

    Një ditë, kur ta arrini famën dhe suksesin, këto njerëz vetvetiu do të ju sillen vërdallë. Ata do të jenë duke ju përgëzuar për arritjet tuaja dhe më në fund të shohin vlerën që keni punuar për një kohë të gjatë.

    Deri atëherë, bëjeni këtë vetëm për veten tuaj.

    Dalloni arsyet prapa veprimeve tuaja. ndërmerrni hapa për të ndjekur premtimet që i keni bërë vetes. Ndërtoni besimin duke reflektuar mbi sfidat që keni kaluar.

    Ndiqni zemrën tuaj, kjo është thirrja më e mirë që do ti përgjigjeshit ndonjëherë.

    Po ju pyes dhe inkurajoj, çfarë lloj thirrje mund të dëgjoni që ju vjen nga zemra? Do të zgjidhni për ta injoruar atë, apo do të bëni diçka në lidhje me të?/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...