Dera e furrës ndotet pas çdo pjekje. Kjo padyshim që shkakton vështirësi në larje, sidmos të xhamit.
Pjesët e qelqta janë më të ndjeshme, prandaj nuk guxojmë të përdorim tel për pastrim dhe as të bëjmë shtypje mbi të.
Por deri më tani mund të mos e keni ditur se sa lehtë mund të pastrohet ai me tabletat e larjes së envëve në makinë.
Për fillim, patjetër përdorni dorezat, sepse këto tableta janë jashtëzakonisht të forta. Pikërisht për këtë shkak edhe mund t’i eliminojnë njollat nga sipërfaqet e enëve.
Derën e furrës njomeni mirë me sfungjer të lagësht, pastaj me kujdes me skajin e tabletës filloni ta fërkoni xhamin me ëo.
Derisa të jetë krejtësisht e thatë tableta, kohë pas kohe mund ta njomni në sfungjer, me kujdes që të mos fillojë të shkrihet tepër. Kur ta pastroni xhamin, kaloni në pjesën e emaluar.
Atëherë një pjesë e mirë e tabletës do të jetë e shkrirë, andaj përfundojeni në atë mënyrë që pjesët e mbetura të saj t’i fërkoni mirë me sfungjer në gjithë derën.
Lëreni këtë shtresë që të qëndrojë pak pastaj shpëlajeni mirë dhe shkëlqejeni me leckë të thatë.