Bëhuni “trendy” këtë dimër: 5 rregullat për flokë të shkurtëra!

Avantazhi i këtij modeli është se rregullohet shpejtë dhe lehtë dhe nuk duhet të shkoni rregullisht për të rregulluar flokët në salone ondulimi!

Modeli më i popullarizuar tek ne nga kjo kategori është “piksi”, të cilës u janë drejtuar shumë yje të estradës sonë dhe asaj botërore. Nëse edhe ju mendoni për flokë të shkurtëra duhet të mësoni 5 rregullat para se të vendosni definitivisht të ndërmerrni ndonjë veprim.

1. Në shikim të parë, duket se me flokë të shkurtër nuk ka shumë brenga, por këtyre modeleve shpesh ju duhen çuditërisht shumë kohë për të formësuar, varet se si i keni prerë flokët.

2. Një prerje e rregullt është e pashmangshme për të mbajtur flokët të shkurtëra. Për një stil të pastër të flokëve të shkurtra duhet të vizitoni stilistin çdo gjashtë deri tetë javë.

3. Forma e fytyrës përcakton pamjen e flokëve të shkurtëra. Fytyrat tre-këndore nuk durojnë modele me shumë flokë në maje të kokës, sepse e bëjnë kokën të duket më e madhe se çka është. Zgjatimet e flokëve në qafë dhe te shkurtëra në mes të kokës janë kombinimi më i mirë për këto koka. Fytyra ovale i duron të gjitha modelet e flokëve të shkurtëra. Fytyrave të rrumbullakta u përshtaten modele që zgjasin fytyrën, flokët në këtë rast duhet të jetë më e shkurtër në anët e kokës se sa sipër saj. Vetë fytyra katrore është e rreptë andaj do e zbusnin shkurtime të buta me gërshërë. Fillesat duhet t`a plotësojnë njëra-tjetrën, në mënyrë që të shmanget shkurtimi i mprehtë.

4. Floku është i lehtë për t`u prerë, përkundër situatës kur dëshironi të rrisini flokët. Megjithatë teknikat e sotshme të prerjes janë shumë të avancuara, andaj modelin e flokëve mund ta përshtatni me çdo nivel të rritjes së flokëve. Megjithatë, në këtë rast përgatituni për vajtje të shpeshta në floktar.

5. Kur është fjala për flokë të shkurtër, nuk duhet të ketë ditë të keqe të flokëve. Flokët e gjata në këtë rast i shpëton një bisht, punxhë ose bishtalec, por me flokë të shkurtër duhet të konsiderohet vetëm styling-un. Ana e mirë është se me flokë të shkurtër mund të përballoni një lavazh në mëngjes, për të cilin nuk keni nevojë për shumë kohë, tharja është e shpejtë, dhe me një xhel të vogël për disa minuta ju do të bëni një model të hatashëm të flokëve.

kosovarja.ch