-0.3 C
Priština
More

    Bëhuni më e mira që ka pasur në shtrat

    spot_imgspot_img

    Të gjithë dëshirojnë që të jenë të mirë në seks sepse seksi është aspekt shumë i rëndësishëm në lidhje. Anabel Najt, prezenter dhe ekspert për seks dhe lidhje, ju jep disa këshilla se si ta arrini atë. Nëse dëshironi të bëheni partnerja më e mirë seksuale duhet që t’i dini këto gjëra:

    • Seksi i mirë fillon jashtë dhomës së fjetjes

    Edhe para se të hyni në dhomë, mund të filloni me “nxehje” të situatës. Kuptojeni si paralojë të paralojës, luajeni ndonjë lojë të ndryshme, dërgojini mesazhe të nxehta derisa është në punë, priteni me një darkë romantike apo jepni një masazh.

    • Bëhuni të gatshme për eksperimente

    Nuk duhet të frikoheni nga eksperimentimet, kjo nuk do të thotë të përdorni kamxhikë, zinxhira dhe pranga policie (edhe këto munden!), por duhet të jeni të gatshme për gjëra të reja. Lejoni që t`ua lidh sytë, pasiqë ashtu do të koncentroheni tek shqisat tjera. Lidheni partnerin dhe merrni ca akull nga frigoriferi, lozni me zonat e tij erogjene. Përdoreni imagjinatën.

    • Lubrifikohuni

    Kur është puna për seks, është mirë që të jeni mirë të lubrifikuara. Lubrikantët që shtyejnë orgazmën apo ato që e ngrohin “atë” janë gjëra të dëshirueshme. Nëse luani me penisin, e mbani në duar të cilët janë të lubrifikuara, do të shëndrrohet në lojë të pëlqyeshme për të dy.

    • Mos harroni pjesën mes anusit dhe penisit

    Pjesa mes testiseve dhe anusit ka përfundime të shumta nervore dhe është zona më erogjene në trupin mashkullor. Shtypeni me butësi me majen e gishtave dhe bëni masazh. Përcjelleni reagimin e tij dhe përshtatuni sipas reagimeve. Nëse këtë gjë e bëni gjatë klimaksit, orgazmi i tij do të jetë edhe më i fortë dhe mund që t’i zgjasë më shumë.

    • Mbani kontakt me sytë

    Kur shikoni dikë në sy, krijoni intimitet dhe ndjesi intensive, sidomos kur fytyrat janë vetëm disa centimetra larg njëra-tjetrës. Mirëpo mos shikoni gjatë tërë kohës sepse ajo mund që ta frikësojë, disa sekonda herë-pas-here janë të pëlqyeshme dhe të mjaftueshme.

    • Merreni kontrollin

    Meshkujve ju pëqen kur femrat marrin kontrolin, herë-pas-here. Iniconi seks dhe mos e lejoni që ai të marrë kontrollin nga ju – hypni mbi të dhe vendosni se si do të rrjedhin gjërat. Lidhja e duarve nuk është vetëm seksi por është edhe një akt intim për të cilin duhet besim i ndërsjelltë mes partnerëve, provojeni. Nëse ai nuk dëshiron të jetë i dominuar, vetëm iniconi seks dhe lereni atë të marrë kontrollin./kosovarja.ch/

     

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...