Bebe Rexha nuk heziton të tregojë gjithmonë patriotizmin e saj. Ajo është njëra ndër këngëtaret shqiptare, që po shënon suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Së fundi, artistja ka ndryshuar dukjen, duke ngjyrosur flokët e kuqe, kurse rrënjët i bëri të zeza, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë.
Këto ngjyra përkojnë me ato të flamurit kombëtar shqiptar, e për këtë gjë ajo shprehet krenare.
Bebe publikoi një fotografi në Instagram, ku duket tejet joshëse, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos vendosi zemrat kuq e zi.
Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha shprehet krenare për origjinën, ngase të tilla veprime bën shumë shpesh.