Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i është drejtuar me një kërkesë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes Twitterit, kjo këngëtare që jeton dhe vepron në SHBA, ka kërkuar nga Donald Trump, që të ndërmarrë masa për t’i liruar amerikanët nga disa pagesa, në periudhën e izolimit nga Coronavirus-i.
“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat e qirasë, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi Corona të jetë nën kontroll. Miliona amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve dhe shtëpitë e tyre në vend se të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.
Bebe Rexha në vazhdimësi ka treguar se sa e shqetësuar është për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Më parë ajo është shprehur se në këtë periudhë, të gjithë duhet ta kuptojnë se gjërat materiale nuk kanë aspak vlerë.