Bazat e kopshtarisë – Si të filloni një kopsht

Fillimi i një kopshti mund të jetë i frikshëm. Ka shumë lloje të vendimeve për të bërë dhe një planifikim i vogël mund të marrë shumë kohë derisa të bëni kopshtin tuaj që e doni. Mirëpo edhe planifikimi është sfidues.

Dy gjërat më të rëndësishme janë : Si planifikoni të përdorni hapësirën (zbavitjem zonë e lojave, kultivim të ushqimit) dhe  çfarë parashihni në mendjen tuaj.

Ja disa gjëra t`ju ndihmojmë të gjeni përgjigjet dhe të krijoni kopshtin që dëshironi.

1. Fillimi i kopshtit

Ku të filloni? Së pari zgjidhni një vend të mirë që është i ekspozuar ndaj diellit dhe ka ujë. Një tjetër gjë me të cilën mund ta filloni kopshtin është toka, ky aspekt ndoshta nuk është më i miri i kopshtarisë mirëpo siç thotë thënia “Ushqe tokën sepse bimët kujdesen vetë për veten e tyre”.  Duhet të dini se çfarë lloji të tokës keni, ndërsa mund ta testoni atë në laboratori.

Kopshtaria e perimeve është diçka ndryshe nga ajo e luleve.

2. Përzgjedhja e bimëve

Përzgjedhja e bimëve është një ndër detyrat më të vështira të kopshtarisë, thjeshtë sepse ka shumë përzgjedhje për të bërë. Gjërat kyçe janë fortësia dhe lloji i tokës, dhe normalisht se çfarë lloji të bimëve dëshironi të kultivoni dhe sa kohë jeni të gatshëm të ndani për to.

3. Projektimi  i kopshtit

Projektimi i kopshtit është proces i vazhdueshëm dhe gjysma e kënaqësisë së kopshtarisë. Edhepse janë disa rregulla të dizajnimit, si p.sh mbjellja në numër tek, nuk ka polici që i detyron njerëzit t’i përmbahen atyre. Bëni kopshtin ashtu siç dëshironi ju, shumica e kopshteve janë një përzierje e bimëve. Edhe dizajnet më të mira kanë nevojë të redaktohen, ka  disa parime themelorë që ju ndihmojnë të filloni.

Këshillë: Zhgjedhni temën, skemën e ngjyrave, stilin apo grupin e bimëve. Gjithmonë mund të zgjeroheni apo të ndryshoni bimët.

4. Mjetet e punës

Ka një variacion të mjeteve të kopshtarisë që e bëjnë atë më të këndshme dhe më të lehtë. Ka disa gjëra që çdo kopshtar duhet t’i posedojë, si krasitëse të mira, por shumica janë opcionale. Mos shkomi të bleni menjëherë mjete, por pritni një kohë të kuptoni se çfarë dëshironi. Mjetet e mira janë më të rehatshme për punë dhe kanë kohëzgjatje të mirë.

5. Mirëmbajtja – kujdesi për kopshtin tuaj

Gjithmone keni çfarë të bëni në një kopsht, mjellje, ndarje, krasitje etj. Disa bimë kanë më shumë kërkesa se të tjerat mirëpo mirëmbajtja është ndjenjë e veçantë sepse jeni duke observuar të gjitha ndryshimet që ndodhin në kopshtin tuaj. Duke punuar rregullisht në kopsht do të jeni një hap para problemeve dhe do t’i vëreni ritmet sezonale të bimëve tuaja. Gjithashtu do të mësoni se cilat bimë lulëzojnë më mirë në kopshtin tuaj, cilat do i keni për zemër apo cilat do i dhuroni. Mirëmbajtja është esenca e kopshtarisë.

kosovarja.ch