Elise Raquel, një nënë australiane e ka treguar pa filtra barkun e saj pas lindjes së fëmijës. Ajo shkruan se ka vendour t`u tregojë të vërtetën të gjitha grave duke mos u fshehur pas fotoshopit, filtrave dhe luleve e frutave ekzotike.
(Fotot e Elise nga Instagrami)
“Është e çuditshme që të shikosh bark te vetja edhe pse e ke në krahë fëmijën dhe kjo ishte lindja e tretë. Nuk ëshë e lehtë as të shkosh në shtëpi dhe të të duhet të veshësh rrobat e shtatzënisë. Dikush më tha që do t`i humbasësh shpejt kilogramët e mbetura nga shtatzënia, por nuk ndodhi kështu. Jemi mësuar të shikojmë në rrjete sociale foto të trupit të grave ashtu siç shoqëria kërkon, me forma të lakuara me fotoshop, me flokë të shtuar, me filtra, por unë vendosa të nxjerr të vërtetën dhe përpos pëlqimeve kam marrë edhe kritika. Mua askush nuk më kishte thënë se ç`ndodh në të vërtetë.
(Fotot e Elise nga Instagrami)
Pas lindjes mitra është ende e njëjta madhësi që ishte në muajin e pestë të shtatzënisë. Duhen 6-8 javë që të normalizohet. Muret e stomakut ndahen për të akomoduar mitrën dhe shpeshherë nuk kthehen në pozicionin e mëparshëm. Për të gjitha këto arsye, vlen të themi që shtatzënia ka një tremujor të katërt, që është pas lindjes.
(Beyonce, Rumi, Sir foto nga Instagrami)
E vërteta është se gratë duan më shumë ndershmëri dhe jo foton e Beyonce-s të mbuluar me lule ekzotike”, thotë Elise.
Fotot e saj kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë marrë komente pozitive e negative pafund.
Burim:/F.H/Tiranapost.al