Mjalti mund të ju ndihmojë te prerjet e vogla dhe djegiet, çaji nenexhikut është i mirë për të ndihmuar te çrregullimet e tretjes, kripën përdoreni për probleme me sinuset dhe dhimbjet e fytit, kurse tërshërën për ekzemë dhe skuqje
Pa marrë parasysh se a jeni ftohur, ju mundon stomaku, nëse keni skuqje të lëkurës apo një prerje, ndihma e parë ndodhet në kuzhinën tuaj. Disa barëra shtëpiake janë vetëm përralla të gjysheve, por disa janë dëshmuar si efikase nëpër breza.
Mjalti
Përdoreni për: Prerje dhe djegie të vogla, kollë dhe dhimbje të fytit
Si ndikon: Shumica prej nesh shton mjaltin në çaj që të zbusë dhimbjet e fytit, por tashmë me shekuj përdoret edhe për shërimin e plagëve. Hulumtimet kanë treguar se mjalti ndihmon edhe në shërimin e djegieve të lehta, kurse një studim i kohëve të fundit nga Holanda ka ndarë proteinin defensin-1, i cili ka efekt antibakterial.
Provoni këtë: Aplikoni mjaltë të ngrohtë në një prerje të vogël ose djegie të lehtë, kurse vendin pastaj e mbroni me një fashë dhe fashën e ndrroni një herë në ditë. Megjithatë, nëse keni një të djegur ose plagë të shoqëruar me ënjtje, temperaturë apo dhimbje, konsultohuni me mjekun, sepse ndoshta keni nevojë për antibiotik.
Kripë
Përdoreni për: sinuset, dhimbjet e fytit
Si ndikon: Kur përzieni kripën me ujin me një përqendrim më të madh të kripës në trupin tonë, ajo do të tërheqë lëngun nga indet.
Provoni këtë: Për dhimbje të fytit, tretni gjysmë lugë çaji kripë kuzhine në një gotë me ujë dhe thjeshtë shpërlani fytin. Për sinuset, merrni një shishe të pastër me qafë të ngushtë, e mbushni me atë përzierje, përkuluni mbi lavaman dhe e derdhni në vrimat e hundës. Përdorni vetëm ujë steril apo të zier dhe të ftohur në temperaturë të dhomës.
Çaj nenexhiku
Përdoreni për: probleme gjatë tretjes, dhimbje të barkut
Si ndikon:Vaji në fletën e nenexhikut dhe kërcelli i saj i qetësojnë muskujt e traktit të tretjes, lehtësojnë rrjedhjen e gasrave dhe pengesat e tretjes. Nëse dhimbja është e shkaktuar nga refluksi (rikthimi) – ndjesi tharptësie me djegie në gjoks – shmangni këtë çaj.
‘Fjolla’ tërshëre
Përdoreni për: ekzemë, djegiet, skuqjen
Si ndikon: Tërshëra përmbanë fitokimikate me efekt anti-inflamator që qetëson kruarjen dhe lëkurën e skuqur. Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e tërshërës së imtë koloidale, por mund të shërbejë çdo lloj.
Provoni këtë: Fjollat e tërshërës i bluani në një pluhur të imtë. I hudhni në vaskë me ujë të ngrohtë dhe zhytuni për 15 minuta. Nëse përdorni tërshërën koloidale, shtojeni direkt në vaskë me ujë./kosovarja.ch/