-3.2 C
Priština
More

    "Bar" i shkëlqyer për pickimin e mushkonjave

    spot_imgspot_img

    Në vend që të bleni preparate kimike për trajtimin e pickimit të mushkonjave, ju mund t’i ndihmoni vetes me diçka që sigurisht e keni në shtëpi – lugën!

    Me ditët e nxehta dhe të bukura, vijnë dhe insektet. Për fat të keq, disa nga to nuk janë miqësisht të disponuar ndaj njerëzve, prandaj pickimet në lëkurë nuk janë të rralla.

    Posaçërisht, problem është ajo se disa njerëz janë shumë të ndieshëm në pickim dhe reagojnë me alergji të fortë apo më të dobët.

    Mirëpo, prapë ekziston bari për të. Në vend që të bleni preparate kimike kundër pickimit të mushkonjave, ju mund t’i ndihmoni vetes me diçka që sigurisht e keni në shtëpi – lugën!

    Kur t’ju pickojë insekti, nxeheni lugën në ujë sa më të ngrohtë (mbajeni rreth dy minuta), dhe pastaj shtypeni në vendin e pickimit.

    Shtypeni sa më fort që të mundeni dhe mbajeni ashtu për disa minuta. Kur ta heqni lugën, vendi i pickimit do të duhej të ishte shumë më i vogël, e nuk do të duhej më as t’ju shkaktojë kruarje apo iritim. Kjo metodë më së miri vepron tek pickimet nga mushkonjat. Kur ju pickon mushkonja, ajo injekton proteina nën lëkurë me qëllim që të parandalojë koagulimin e gjakut. Pikërisht ajo proteinë është përgjegjëse për kruarjen, mirëpo tërë këtë gjë e ndalon luga e nxehtë.
    Provojeni, sepse ndikimi i këtij bari natyral është vërtetuar.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...