Teknikë e re e ngjyrosjes është rezervuar për vajza me flokë më të errëta.
Balayage dredhat disa vite janë trend numër një në ngjyrosjen e flokëve, kurse tani kanë marrë variantin e ri.
Me teknikën klasike balayage flokëve i shtohen dredha në nuanca prej ngjyrë ari deri në karamele, kurse trendi i ri në flokë sjell nuanca vjeshte dhe dimri të cilat më së shumti i joshin zeshkanet.
E quajtur falayage, teknika e re e ngjyrosjes kombinon nuancat e bakrit, kaftë dhe gështenjë të cilat flokëve i japin pamje më të ngrohtë dhe volum shtesë.
Për dallim nga teknika balayage e cila bazohet në ndriçimin e flokëve, te falayage bëhet fjalë për përzgjedhjen e nuancës e cila i përshtatet më së shumti ngjyrës së lëkurës suaj dhe i jep asaj efekt mahnitës./kosovarja.ch/