-4.6 C
Priština
More

    Bajpas i stomakut për humbje peshe! Çfarë është dhe si ndikon?

    spot_imgspot_img

    Në terme të thjeshta, Bajpasi i stomakut është një lloj kirurgjie për humbje peshe për njerëzit me obezitet të rrezikshëm, dhe që nuk reagojnë ndaj trajtimeve jo-kirurgjikale, është kosnideruar si forma e fundit e trajtimit dhe është e pakthyeshme, mirëpo sheh ndryshime dramatike në humbje të peshës.

    Çfarë përfshinë?

    Një qese e vogël është krijuar në krye të stomakut, kjo qese është pastaj e lidhur direkt me një seksion të zorrës së vogël, pra duke anashkaluar pjesën tjetër të stomakut dhe zorrëve.

    Si rezultat duhet më pak ushqim për t`ju bërë të ndiheni të plotë dhe do të thithni më pak kalori nga ushqimi që hani, duke rezultuar në humbje peshe dramatike.

    Kush kualifikohet për këtë procedurë?

    Sipas Institutit për shëndet dhe ekselencë institucionale jeni të kualifikuar nëse:

    Nëse keni BMI (indeksi trup-peshë) 40 apo më lart (obeze morbide) apo BMI 35 e përtej me probleme të tjera shëndetësore.

    Nëse keni dështuar në humbjen e peshës me të gjitha procedurat jo-kirurgjike.

    Pranoni të angazhoheni me tretmanin pas operacionit.

    Jeni të shëndetshme mjaftueshëm për t`i bërë ballë anestezionit dhe operacionit kirurgjik.

    Procedura:

    Bajpasi i stomakut është procedurë kirurgjike e bërë nga kirurgjia laparoskopike dhe përdor dy metodat kryesore të humbjes së peshës- kufizimin dhe thithja.

    Kjo do të thotë që në mënyrë efektive stomaku juaj është bërë më i vogël, duke kufizuar sasinë e ushqimit që keni nevojë të konsumoni për të bërë të ndiheni të plotë, si dhe ndryshimin e strukturës së sistemit tuaj të tretjes në mënyrë që të tretet më pak ushqim.

    Shërimi :

    Zakonisht do të viheni në një dietë të rreptë të lëngshme menjëherë pas operacionit,ushqimi i ngurtë do të duhet të ri-futet ngadalë në dietë.

    Shumica e njerëzve e kanë të mjaftueshme të dalin nga spitali tri deri në gjashtë ditë pas operacionit dhe të rifillojnë aktivitetet brenda tri deri në pesë javë.

    Rreziqet dhe efektet anësore:

    Komplikimet e menjëhershme pas operacionit përfshijnë:

    Infeksion – 1 në 20 persona.

    Mpiksje të gjakut- e zakonshme në këmbë apo mushkëri, kap 1 në 100 persona.

    Gjakderdhje e brendshme- kap 1 në 100 persona.

    Efekte tjera anësore:

    Stomal stenozë – kjo është kur vrimë (stoma) që lidh qesen e stomakut me zorrën e vogël bëhet e bllokuar nga një pjesë e ushqimit.

    Gurët e tëmthit -rreth 1 në 12 njerëz do të zhvillojnë gurët në tëmthipas kirurgjisë për humbje peshe, zakonisht 10 muaj pas operacionit.

    Lëkurë e tepërt.

    Efektet psiko-sociale e kirurgjisë.

    Vdekje- 1 në 100 persona vdesin nga kjo ndërhyrje kirurgjike.

    Kjo procedurë kushton privatisht 12,000 deri 20,000 euro.

    Bajpas gastriatik – Mendim i ekspertit

    Dr Chris Pring –

    Kirurg Gastrointestinal i specializuar pë humbje të peshës dhe Kirurgji të Përgjithshme.

    „Obeziteti shkurton jetëzgjatjen tuaj për tetë/dhjetë vjet dhe mund të rrisë rrezikun e çështjeve të tjera të rënda shëndetësore. Procedura e bajpasit të stomakut është e gjitha në lidhje me largimin e rrezikut të shëndetit dhe mundësimin e njerëzve të jetojnë më gjatë dhe të shëndetshëm. Ka raste kur obeziteti pamundëson shtatëzëninë, dhe pas ndërhyrjes kirurgjike, pacientja bëhet shtatëzëne. Ka edhe suksese të tilla nga ky lloj i ndërhyrjes kirurgjike”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...