-2.4 C
Priština
More

    Aspirina rrit normën e shtatzënisë tek femrat me inflamacion

    spot_imgspot_img

    Infertiliteti prek një numër të madh të çifteve dhe individëve që përpiqen të mbesin shtatzënë. Hulumtimi i ri sugjeron që një dozë ditore e ulët e aspirinës mund t’i rrisë gjasat e ngjizjes për gratë me inflamacion kronik.

    Hulumtimi i ri heton efektet e aspirinës në doze të ulët në përqindjen e shtatzënisë, humbjen e shtatzënisë, lindjet dhe inflamacionin gjatë shtatzënisë.

    Gjetjet e publikuara në The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, sugjerojnë se një dozë e vogël e përditshme e aspirinës mund t’u ndihmojë grave që kanë humbur më parë një shtatzëni ta çojnë shtatzëninë deri në fund.

    Qëllimi fillestar i testimit ishte për të provuar nëse një dozë e vogël e përditshme e aspirinës mund të parandalojë humbjen e mëtejshme të shtatzënisë për gratë që kishin tashmë një ose dy abortime.

    Eksperimenti mblodhi 1.228 femra te shëndetshme te moshës nga 18 deri ne 40 vjeçare, te cilat ishin duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë, por të cilat kishin humbur më parë nje ose dy shtatzëni.

    Pjesëmarrësve u administruan një dozë ditore prej 81 miligram aspirine deri në gjashtë cikle mujore, ndërsa ata po përpiqeshin të mbeteshin shtatzënë dhe për të gjithë periudhën e shtatzënisë prej 36 javësh te gratë që kishin mbetur shtatzënë.
    Gratë që morën aspirinë kishin 35 për qind më shumë gjasa që të mbesin shtatzënë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...