11 C
Priština
More

    Aspirina për aknet: A funksionon?

    spot_imgspot_img

    A ka ndonjë provë shkencore se aknet mund të luftohen me aspirinë?Produkte të shumta pa recetë (OTC) mund të trajtojnë puçrrat, duke përfshirë acid salicilik. Ju gjithashtu mund të keni lexuar se aspirina mund të përdoret për trajtimin e akneve. Aspirina përmban një substancë të quajtur acid acetilsalicilik. Ndonëse ky përbërës lidhet me acid salicilik, nuk është e njëjta gjë.

    Acidi salicilik ka efekte tharëse që mund të largojë vajin e tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke ndihmuar në pastrimin e njollave të puçrrave. Është një trajtim i mirënjohur për aknet e lehta, megjithëse Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) vëren se provat klinike që demonstrojnë efektivitetin e saj janë të kufizuara.

    Aspirina dhe aknet

    Aktualisht nuk ka prova të përfitimeve anti-inflamatore nga përdorimi i aspirinës për puçrrat. AAD rekomandon marrjen e aspirinës nga goja për të zvogëluar ënjtjen e lëkurës në lidhje me gjendje si djegia nga dielli. Sidoqoftë, nuk kanë ndonjë rekomandim specifik për aspirinën në trajtimin e akneve.

    Nëse vendosni ta përdorni

    Aspirina lokale nuk rekomandohet si një formë e trajtimit të puçrrave. Sidoqoftë, nëse vendosni ta përdorni, ndiqni udhëzimet më poshtë:

    – Përdorni aspirinë pluhur ose shtypni plotësisht disa tableta
    – Kombinoni pluhurin e aspirinës me 1 lugë gjelle ujë të ngrohtë për të krijuar një pastë.
    – Lani fytyrën me pastruesin tuaj normal.
    – Vendosni pastën e aspirinës direkt te aknet.
    – Lëreni të veprojë për 10 deri në 15 minuta.
    – Shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë.
    – Vendosni kremin hidratues.

    Mund ta përsërisni si proces trajtimi një ose dy herë në ditë, derisa pucrra të largohet.

    Ka shumë rëndësi të mbani mend se përdorimi i tepërt i aspirinës mund të thajë lëkurën, gjë që mund të shkaktojë largimin e vajrave natyralë të lëkurës.

    Efektet anësore janë tharja e lëkurës dhe acarimi i saj. Çdo trajtim i puçrrave që vendosni në fytyrë, përfshirë aspirinën, mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezeve ultraviolet të diellit. Sigurohuni të vendosni krem dielli.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...