Çdo fëmijë ka një kafshë prej pellushi të cilën nuk e largon nga vetja, qoftë ndonjë kukëll e vogël apo arush pellushi tradicional, fëmijët i adhurojnë këta “shokë” të tyre. Edhepse konsiderohen të parrezikshme ata përbëjnë një rrezik për shëndetin e fëmijëve.
Në një studim të bërë nga prodhuesit e produkteve antibakteriale për pastrim, mikrobiologët bënë testime ndaj arush pellushëve të përdorur dhe rezultatet ishin shokuese. 80% e lodrave ishin të kontaminuara me stafilokokus, një patogjen që shkakton helmim nga ushqimi kur të futet brenda në organizëm. Edhe më e frikshme, 25% e këtyre lodrave përmbanin koliforme që sugjerojnë prezencën e organizmave që shkaktojnë sëmundje të rrezikshme. Një test tjetër tregoi se një në katër arushë pellushë përmbanin gjurmë të fekaleve.
Studimi vërtetoi se 90% e fëmijëve kanë lëshuar lodrat në dysheme që ka qenë përplot me baktere që janë bartur tek lodra.
Studimi tregoi se 3 nga 4 arushët nuk janë larë pasiqë fëmija ka qenë i sëmurë, ndërsa 1 në 5 nuk kanë qenë të larë kurrë. Nuk është çudi që këto lodra janë kaq të rrezikshme për shëndetin e fëmijës suaj!
Mirëpo kemi edhe lajme të mira, arushë pellushët mund të pastrohen shumë thjeshtë, me vetëm një cikël të shpejtë në makinën për larjen e rrobave në temperatura të ulta duke përdorur detergjentë antibakterialë që vret 99,9% të mikrobeve të dëmshme. Lodrat e mbushura duhet larë veçmas nga rrobat tjera dhe të thahen në ajër që të evitohet dëmtimi i tyre./kosovarja.ch/