Artistët shqiptarë po depërtojnë çdo ditë e më shumë në skenën ndërkombëtare, suksesshëm. Së fundmi, lajm kryesor janë pjesëmarrja e Arta Doboroshit dhe Arita Sadikut në serialin “Gangs of London”.
Arita do të luaj rolin e Leonorës, një imigrante nga Shqipëria, që qëndron ilegalisht në Londër. Ajo dhe shoqja e saj, rolin e të cilës e luan Arta, do të përfshihen në një rast policor.
Aktoret shqiptare do të luajnë përkrah aktorësve të famshëm si Joe Cole, Michelle Fairley dhe Mark Leëis Jones.
Seriali do të fillojë të transmetohet nga 23 prilli, në kanalet HBO dhe SKY TV.