Nëse mendoni se jeni të vetmit me thinja, edhe pse në moshë të re, e keni gabim. Thinjat janë diçka e zakonshme dhe mund të shfaqen më herët nga sa mendonit për shumë arsye.
Ju mund të keni një mungesë të vitaminës B12
Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i shfaqjes se thinjave në moshë të re. Mund të çojë gjithashtu në rrallim dhe humbje të flokëve.
Mund të shfaqen si pasojë e një problem me tiroidet
Sipas studimeve, tiroidet ndikojnë drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve. Nëse shihni thinja të shpeshta në moshë të re, flokë më të yndyrshëm ose më të brishtë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit të tiroides.
Nuk po hani shëndetshëm
Ndoshta jo të gjithë konsumojmë çdo ditë vetëm vakte të shëndetshme, por bëni një vleësim: Çfarë konsumoni më shpesh? Nëse në pjesën më të madhe të rasteve po hani ushqqime të shpejta dhe shumë rrallë ushqime me vlera ushqyese, kjo mund të pasqyrohet edhe te flokët, për shkak të mungesës së vitaminave të caktuara.
Një tjetër arsye: Stresi
Ekspertët i lidhin thinjat në një moshë shumë të re edhe me stresin. Të qenit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve tuaj, duke çuar në thinja të paakohshme.
Gjenetika
Një tjetër aspekt i zakonshëm, është fakti se mund t’i keni trashëguar nga prindërit ose gjyshërit tuaj. Nëse dikush në pemën tuaj familjare është thinjur herët, mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me ju.
Mund të jeni duke përdorur produkte me kimikate të dëmshme për flokët
Nga shampot, në bojërat e flokëve, kimikate të produkteve të caktuara mund të ulin nivelin e melaninës, duke bërë që flokët të humbasin ngjyrën natyrale.