1.4 C
Priština
More

    Arsyet pse lëkurës suaj i duhet kaq shumë vitamina C

    spot_imgspot_img

    Vitamina C (a.k.a L-ascorbic acid) është një vitaminë e tretshme në ujë, e cila luan një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Përpos kësaj, vitamina C jep rezultate të shkëlqyera kur aplikohet në mënyrë topikale në lëkurë. Ajo është një nga përbërësit idealë për t’u përfshirë në rutinën e kujdesit të lëkurës dhe arsyet janë të shumta.

    Si e ndihmon vitamina C lëkurën?

    Së pari, vitamina C është një antioksidant i fuqishëm. Roli i antioksidantëve është që të mbrojnë lëkurën nga radikalet e lirë që gjendjen kudo dhe dëmtojnë barrierën e lëkurës. Dëmet që ata shkaktojnë në lëkurë përkthehen në humbje të vitalitetit të lëkurës, njolla, vija, rrudha dhe shenja të tjera të moshës. Vitamina C e aplikuar në lëkurë i neutralizon radikalet e lirë përpara se të dëmtojnë barrierën e lëkurës. Për këtë arsye, vitamina konsiderohet një përbërës i shkëlqyer parandalues i shenjave të moshës.

    Së dyti, vitamina C është një faktor që ndikon në prodhimin e kolagjenit që është një përbërës kyç në elasticitetin e lëkurës. Prodhimi i kolagjenit ulet me kalimin e kohës dhe është një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e rrudhave. Vitamina C ndikon në rritjen e sintetizimit të tij në lëkurë.

    Së treti, vitamina C është një përbërës kyç që lufton hiperpigmentimin në lëkurë. Ajo ngadalëson sintezën e melaninës në lëkurë, jep rezultat në zbehjen e shenjave që lënë aknet, njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.

    Vitamina C është një përbërës ideal për t’u përdorur gjatë rutinës së ditës, poshtë kremit mbrojtjës së diellit si një shtresë mbrojtëse kundër stresorëve mjedisorë dhe rrezeve UV.

    Kjo vitaminë është një përbërës që mund t’i prezantohet gradualisht lëkurës duke mos filluar me përqendrime shumë të larta për të shmangur irritimiet, megjithatë nuk cilësohet si përbërës me potencial të lartë irritimi. Mund të përdoret çdo ditë në lëkurë dhe të shoqërohet me krem mbrojtës dielli gjatë rutinës së ditës.

    Nisur nga fakti që është një përbërës jo shumë i qëndrueshëm, oksidohet lehtësisht, prandaj nëse serumet tuaja marrin ngjyrë të errët, është shenjë që nuk duhen përdorur më. Përgjithësisht, serumet me antioksidantë ruhen në shishe të errëta dhe duhen vendosur në vende jo të ekspozuara në dritë, pa lagështirë dhe të freskëta.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...