Gjëja më e keqe në lidhje me makthin është se duket tmerrësisht real. Hija njerëzore me thikë në dorë duke ju afruar në një kënd të ndonjë rrugice, apo duke u hedhur nga rrokaqielli apo duke zbuluar se partneri juaj ju tradhëton, të gjitha këto makthe janë të tmerrshme deri në momentin kur të zgjoheni dhe t`a kuptoni se ishte vetëm një ëndërr.
Menjëherë pasi të na kapë gjumi, jemi në mëshirë të mendjeve tona.
Sipas disa ekspertëve, makthet i shërbejnë qëllimit të caktuar psikologjik duke e çliruar stresin e akumuluar apo frikën që akumulohet përgjatë kohës kur jemi të zgjuar. Gjërat që na brengosin më shumë duke qenë zgjuar, vazhdojnë të luajnë me neve edhe kur jemi duke fjetur.
Truri juaj pa vetëdije e merr frikën abstrakte dhe e shëndrron në tregim të cilin e shfaq në formë të makthit.
Mendja jonë ballafaqohet më lehtë me kujtimet se sa me me ankthet e paqarta, pasiqë kujtimet janë shmebuj teknikë të së kaluarës sonë. Mendja jonë i shëndrron këto kujtime në tregime të frikshme që na ndihmojnë të distancohemi nga frika e jonë reale.
Ndoshta është e pakuptimtë që mendja të shfaq frikën tuaj më të madhe para jush, mirëpo besohet se kështu është mënyra e mendjes të tejkalojë frikën.
Andaj, para se të rrini natën me frikë se do keni makthe të vështira, konsideroni ato si gjë e mirë për ju.