Është shumë e natyrshme që zonat tuaja intime të kenë njëfarë lloj arome të caktuar, thuhet sipas Jennifer Wider. Por, nëse mbani erë të caktuar “aty poshtë” si pasojë e aktiviteteve tuaja të përditshme dhe mënyrës së ushqyerjes, atëherë aroma vaginale mund të jetë gjithashtu një tregues për infeksione serioze. Dr. Wider thekson se duhet të mbani në kontroll dhe të dalloni llojet e aromave që paraqiten aty poshtë si dhe të bëni diferencën midis aromave krejtësisht normale dhe atyre jo në rregull.
- Aromë myku
Një vaginë e shëndetshme zakonisht përmban aromë të caktuar, mirëpor aroma mund të ndryshojë nga dita në ditë në varësi të asaj se sa aktiv jeni. Pas një angazhimi të madh intenziv, ju mund të keni aromë të fortë erë myku përreth gjëndrrës së djersës – e cila është 100% normale.
- Aromë peshku
Nëse vagina juaj përmban aromë të forte e të ndyrë, kjo mund të jetë shenjë e një infeksioni. Për shembull, vaginoza bakteriale shkaktohet nga rritja e jashtzakonshme e bakterieve dhe prishjes së balansit të pH-së së vaginës, duke shkaktuar rritje të rrjedhjes së bardhë me aromë të fortë peshku e cila rritet pas marrëdhënieve seksuale. Nëse keni aromë të fortë me shkarkesë të gjelbërt kjo është tregues tipik për Trichomoniasis, një sëmundje ngjitëse seksuale. Pra, nëse thjeshtë mendoni se nuk mbani aromë të mirë, drejtohuni tek mjeku juaj.
- Aromë klori
Vagina juaj mund të ndryshojë aromën në varësi të lubrifikantëve që përdorni gjatë seksit apo nëse përdorni prezervativ. Zakonisht, femrat e përshkruajnë si aromë klori apo zbardhuesi, dhe nuk ka për tu shqetësuar asgjë rreth kësaj.
- Aromë maja (tharrmi i bukës)
Nëse zakonisht keni sasi të vogël të maja-së në vaginën tuaj, infeksionet maja ndodhin kur ka një rritje të jashtzakonshme. Do të vëreni se po ndodhë diçka nëse ju paraqitet shkarkesë e bardhë e zbehtë në formë djathi.
- Aromë metali
Nëse vëreni se vazhdimisht keni erë pak a shumë si aroma e gjakut, gjatë kohës së caktuar të muajit, nuk keni nevojë për tu alarmuar. Gjatë kohës së menstruacioneve, gjaku mund të përzihet me gjendjen natyrore të vaginës së shëndetshme dhe të lëshojë një aromë të ndryshme – por krejtësisht normale.
- Aromë e ëmbël
Çfarëdo lloj ushqimi që hani, mund ta ndryshojë aromën e vaginës suaj. frutat agrume si Portokalli, ananasi dhe grejpfruti njihen për ëmbëlsinë e aromës dhe shijes së lëngjeve vaginale. Nga ana tjetër, qepa, hudhra, brokoli, asparagus mund të shkaktojnë aromë dhe shije të pakëndshme./kosovarja.ch/