Arbana Osmani ka ruajtur një lajm të rëndësishëm, si dhuratë për të dashurin e saj Eduart Grishaj, për ditëlindje.Ajo e ka uruar atë duke i treguar që së shpejti do të bëhet baba.
Urime ditëlindjen shpirti im binja, shoku im i ngushtë, ai që e ka zemrën time (i cili së shpejti do të bëhet baba) të dua”, ka shkruar moderatorja, mbi fotografinë e çiftit, të postuar në Instagram.
Për këtë lajm, pasuan edhe urimet nga miq, kolegë e familjarë të shumtë.
Arbana dhe Eduarti, të cilët fillimisht ishin kolegë, janë në lidhje që kur Arbana është ndarë nga bashkëshorti, me të cilin ka një djalë.