Në rastin e Prepear Apple kërkon refuzimin e regjistrimit të logos pranë autoriteteve.Apple ka kërkuar nga një kompani të ndryshojë logon e saj e cila sipas gjigantit të iPhone është e përafërt me atë të Apple.
Kompania Prepear e përgatitjes së vakteve ushqimore, ka një logo prej kartoni në formë dardhe por Apple beson se bën të vështirë për konsumatorët ta dallojnë nga logoja e Apple për të cilin ky i fundit thotë se shkel Aktin Lanham.
Situata erdhi në këtë pikë kur kompania mëmë Super Healthy Kids aplikoi për të regjistruar një markë për logon Prepear. Ky aplikacion lejon përdoruesit të ruajnë, organizojnë dhe krijojnë receta e të përgatitin vakte të ndryshme.
Logoja ka formën e një dardhe me një gjethe mbi të.
Nuk është hera e parë që Apple vepron ligjërisht ndaj një tjetër kompanie në lidhje me logon. Në 2019 dërgoi një letër kundër një partie politike në Norvegji e cila sipas kompanisë kishte logo të ngjashme.
Në rastin e Prepear Apple kërkon refuzimin e regjistrimit të logos pranë autoriteteve.