1.4 C
Priština
More

    Anne Hathaway: Nuk është aspak turp nëse nuk mund të humbni shpejtë peshën pas lindjes

    spot_imgspot_img

    “Trupi mund të ndryshojë, të zgjerohet apo të tkurret”…

    Pas lindjes së djalit të saj në Mars, Anne Hathaway ka përjetuar presionin ashtu si të shumë femrave (veçanërisht në Hollywood) për kthimin sa më të shpejtë të peshës ideale. Ajo është shprehur tek Ellen De Generis se kur ka filluar palestrën në Maj ishte më pak e turpshme në krahasim para se të ngelej shtatzënë. “Unë e di se nuk mund të largoj kilogramët e tepërt mënjëherë, por jam e lumtur se kam nxjerrë një fëmijë nga trupi im, kështuqë ndjehem mirë tani! Nuk më intereson se si dukem, ndjehem mrekullueshëm në këtë gjendje”!

    Tani jemi në Gusht dhe natën e kaluar Hathaway dha një deklaratë të sinqertë, megjithëse e dinte se nuk e ka humbur akoma peshën e tepërt, por për të nuk kishte asgjë të keqe. “Nuk ka asnjë lloj turpi nëse fitoni peshë gjatë shtatzënisë (apo çfarëdo situate tjetër). Nuk ka asgjë të keqe nëse nuk mund të ktheni peshën ideale për një kohë të shkurtër apo procesi i dobësimit ju zgjat më shumë se sa e mendoni”, kështu ka shkruar ajo në Instagram.

    “Nuk ka asgjë të keqe nëse duhet ti modifikoni xhinset e verës së kaluar sepse tani nuk ju bëjnë. Trupi mund të ndryshojë, të zgjerohet apo të tkurret. E gjitha ka të bëjë vetëm me dashurinë”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...