0.5 C
Priština
More

    Ambasada e Australisë mbështet Aksionin për Nëna dhe Fëmijë

    spot_imgspot_img

    Prishtinë, 4 tetor – Pas lansimit të webfaqes Beba-ks, projektet e implementuara nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të kenë përkrahjen e donatorëve.

    Ambasada e Australisë në Kosovë dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për fazën e dytë të zhvillimit të programit edukues në platformën online.
    Kjo marrëveshje është vazhdimësi e përkrahjes së dhënë më herët nga Ambasada e Australisë, e cila rezultoi në hapjen e një Qendre Informuese për Shëndetin e Gruas.
    Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

    Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike që përkujdesen për nënat, Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal, që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...