-2.1 C
Priština
More

    Alergjitë nga ngjyra e flokëve

    spot_imgspot_img

    Përdorimi i ngjyrës së flokëve ka qenë në rritje gjatë 20 viteve të fundit, në shumë pjesë të botës. Në Shtetet e Bashkuara, femrat përdorin ngjyrën e flokëve qysh herët dhe më shpesh, si rezultat i përpjekjeve për të mbajtur një pamje sa më të re. E njejta mund të thuhet edhe për meshkujt në SHBA, të cilët janë vlerësuar me 25% rritje të përdorimit të ngjyrës së flokëve. Modeli i ngjajshëm është parë edhe në vende tjera të botës, duke përfshirë Lindjen e Largët dhe Evropën.

    Shkaqet e alergjisë nga ngjyra e flokëve

    Me rritjen e përdorimit të ngjyrës së flokëve, është rritur edhe shkalla e lartë e reaksioneve alergjike si rezultat i përdorimit të tyre. Kemikali i cili gjendet tek ngjyra e flokëve dhe që ka gjasa të shkaktojë reaksione alergjike është – paraphenylenediamine (PPD). PPD-ja gjendet në më shumë se dy të tretat në ngjyrën permanente të flokëve, dhe është shumë efektive deri te depërtimi i thellë në rrënjën dhe folikulën e flokëve. Këto karakteristika e bëjnë PPD-në një kontakt antigjen të fuqishëm, i cili është në gjendje të shkaktojë reaksione alergjike. Për këtë arsye, disa vende evropiane, duke përfshirë edhe Gjermaninë, Francën dhe Suedinë, kanë ndaluar PPD-në.

    Kemikalet tjera që gjenden në ngjyrën e flokëve, të njohura për shkaktimin e reaksioneve alergjike, mund të përmbajnë kobalt, i cili gjendet në disa lloje të ngjyrave, posaçërisht në ato me ngjyrë të kaftë si dhe glyceryl thioglycolate, i cili gjendet në disa përdorime permanente për rregullimin e flokëve me onde (dredha) e që mund të përdoret së bashku me ngjyrën e flokëve.

    Simptomat e alergjisë nga ngjyra e flokëve

    Simptomat e zakonshme të alergjisë nga ngjyra e flokëve, përfshijnë contact dermatitis (kruarje dhe skuqje e lëkurës), që më së shumti mund të paraqitet në fytyrë, qepalla, veshë dhe qafë. Skuqjet në kokë janë më pak të zakonshme për shkak të trashësisë së lëkurës në këtë pjesë të trupit. Nuk është në rregull që disa ënjtje të rënda në fytyrë të vijnë në kontakt me dermatitis, i cili mund të shkaktojë angiodemën. Megjithatë, angiodema, ndryshe nga contact dermatitis, nuk ka ngjyrë të kuqe, nuk shkakton kruarje, por zakonisht paraqitet vetëm në njërën anë të fytyrës për një kohë, dhe nuk krijon lëvore dhe të qërohet.

    Simptomat e reaksionit alergjik nga ngjyrosja e flokëve paraqiten shpesh brenda 2 deri 3 ditë pasi personi në fjalë të ngjyros flokët. Megjithatë, simptomat mund të zgjasin me ditë, madje edhe me javë, që nga hera e fundit kur personi ka lyer flokët.

    Diagnoza e alergjisë nga ngjyra e flokëve

    Diagnoza e alergjisë nga ngjyrosja e flokëve bëhet duke përdorur një provë përmes fashave, ku njëra do të verifikojë përgjigjen pozitive e tjetra do të përfshijë paraphenylenediamine. Ky test me anë të fashave, përfshin vendosjen e antigjenit mbi lëkurë, i mbajtur me shirit letre. Fasha lihet në vend për rreth 48 orë, dhe që nga heqja e fashës, fitohen mënjëherë rezultatet. Prova me anë të fashës ka rezultat pozitiv, kur fluska dhe gunga të vogla të kuqe janë të pranishme në vendin e provës.

    Trajtimi i alergjisë nga ngjyra e flokëve

    Trajtimi kryesor i alergjisë nga ngjyra e flokëve është evitimi i kemikaleve që janë përgjegjës të reaksioneve alergjike. Nëse antigjeni mund të identifikohet, atëherë ai mund të evitohet dhe personi mund të jetë në gjendje të vazhdojë me ngjyrosjen e flokëve përderisa ajo ngjyrë nuk përmban atë antigjen.

    Pasi të ndodhë reaksioni alergjik nga ngjyrosja e flokëve, trajtimi kryesor përfshin përdorimin e kortikosteroideve. Nëse reaksioni është i qetë dhe i kufizuar në një pjesë të vogël të trupit, mund të përdoren kremëra të ditës me kortikosteroide. Këto kortikosteroide topikale, duhet të përdoren me kujdes në fytyrë, duke pasur parasysh efektet anësore serioze nga përdorimi afatgjatë. Trajtimi për skuqjen e fytyrës, më së miri trajtohet me ilaçe të sigurta që përdoren gjatë ditës, të tilla si Elidel dhe Protopic. Për skuqjet më të rënda të shkaktuara nga alergjia e ngjyrës, trajtimi më i mirë do të ishte me kortikosteroide sistematike, që jepen ose në formë të pilulës ose si një injeksion.

    Pergaditur nga Rrjeti i Studiove te Bukurisë PASSION

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...