Ju i keni thënë “Po” martesës dhe fëmijëve. Por, përderisa mund të bieni dakord në datën e dasmës suaj, ju nuk mund të mirëprtini mënjëherë ardhjen e fëmijës suaj në jetë. Sipas partnerit tuaj, ju do të ngelni shtatzënë në maujin e mjaltit – ndërsa ju do dëshironit një plan 5 vjeçar kur është fjala për të pasur fëmijë. Çfarë mund të bëni?
Është shumë me rëndësi që të jeni në linjë të njejtë të mendimeve, thotë Jane Greer, ekspert i marrëdhënieve. Ndaloni egoizmin nga prishja e marrëdhënies suaj. Përndryshe, shumë shpejt, njëri nga partnerët do të ndjehet i prekur dhe i hidhëruar duke u kontrolluar nga preferencat e tjetrit. Ata mendojnë se po e humbasin mundësinë e krijimit të një familje nëqoftëse nuk janë në gjendje për të filluar një të tillë, kur ata duan. Dhe, ne e dimë se ju nuk e dëshironi këtë gjë.
Pra, filloni thjeshtë me një bisedë të qetë me partnerin tuaj në lidhje me fëmijët. Mundohuni të kuptoni se sa e rëndësishme është për të që të filloni krijimin e familjes dhe ndani shqetësimet tuaja si dhe arsyet pse duhet të prisni akoma, thekson Greer. Më pas përgatituni për kompromise. Për shembull, nëse ai dëshiron të ketë fëmijë mënjëherë dhe ju doni që të prisni tre vjet, ndoshta mund të arrini në mirëkuptim të prisni për një vit e gjysëm. Kështu, ju nuk do të ndjeheni nën presion për të filluar në kohën kur ai kërkon, por edhe ai nuk duhet të presë për tre vjet të plota. Gjeni një ekuilibër që funksionon për të dytë.
Nëse nuk mund të arrini në një kompromis që mund të jetoni të dy, bini dakord ta shqyrtoni këtë rast një vit më vonë, sugjeron Greer. Ndjenjat ndryshojnë gjatë gjithë kohës dhe ju mund të vendosni se a jeni gati për të shkuar deri në atë pike. Ju nuk mund ta dini se si mund të ndjeheni pas një viti. Për sa kohë që jeni të dytë të gatshëm për ta hapur dhe diskutuar këtë temë një vit më vonë, atëherë kjo çështje nuk është arsye që ta rishikonimartesën./kosovarja.ch/