Të gjitha jemi të vetëdijshme se është e dëmshme të përdorim preparate të kozmetikës, të cilëve u ka skaduar afati i përdorimit; në rastet më të buta mund të vijë deri tek irritimet e lëkurës, por nuk duhet t’i harrojmë dhe alergjitë serioze apo infeksionet.
Afati i përdorimit dallon varësisht nga lloji i produktit kozmetik, përmbajtja, prodhuesi, kështu që është shumë më rendësi që afatin ta kontrolloni në ambalazh para blerjes. Ju paraqesim një listë të përgjithshme në lidhje me kohëzgjatjen e produkteve kozmetike.
- Kremrat për fytyre, produktet për pastrim të fytyrës/grimit – 6 muaj
- Toniku për fytyrë – 6 muaj
- Pudra e lëngshme – 3 deri 6 muaj , krem pudra 4-6 muaj
- Korrektori – 6 deri 8 muaj
- Pudrat – 12 muaj
- Llaku për thonj –edhepse zakonisht kanë afat 12 muaj, nëse pas tundjes lëngu duket normal dhe përbërësit nuk ndahen, mund të përdoret edhe më gjatë.
- Buzëkuqi –zakonisht 12 muaj, ndonjëherë dhe më gjatë.
- Shkëlqimi për buze – zakonisht 12 muaj, por nëse ndryshojnë aromën dhe teksturën nuk duhet t’i përdorni
- Maskara –Zakonisht zgjat rreth 3 muaj, ndonjëherë edhe më shpesh. Kur thahet, duhet të ndalojmë me përdorimin e së njejtës.
- Kremërat për rrezitje –zakonisht kanë afat 12 muaj, por gjithmonë shikoni afatin e përdorimit në ambalazh.
- Brushat dhe pajisjet –- nuk kanë afat të caktuar të përdorimit. Nëse janë kualitative dhe mirëmbahen me rregull, do të zgjasin shumë vite.
Disa këshilla ne lidhje me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e produkteve kozmetike :
- Rruani produktet në sirtar, aty ky drita apo dielli nuk i prek
- Lani duart para përdorimit të çdo produkti të kozmetikës/make-up
- Mbylleni mire kapakun pas çdo përdorimi
- Kini parasysh se temperaturat e larta dhe lagështia e ajrit mund të ndikojnë keq në produktet kozmetike
- Shkruani në produkt datën kur e keni blerë/keni filluar ta përdorni
- Respektoni në mënyre strikte afatin e përdorimit të produkteve për rrezitje, produkteve kundër akneve, dhe atyre të cilat jepen me recetë
- Mos i ndani produktet kozmetike me të tjerët
- Mos shtoni ujë për ta holluar produktin
- Gjuani produktin nëse ka ndryshuar ngjyrën, teksturën, nëse përbërësit ndahen apo bëhen të ngurtë, nëse ndryshon aromën. /kosovarja.ch/