Ndarja nga jeta e aktores shumë të dashur, Leze Qena, ka prekur të gjithë. Humbjen e saj, e kanë përjetuar rëndë edhe kolegët me të cilët ndau skenën një jetë të tërë.
Pikëllimin për humbjen e Qenës, e ka shprehur edhe aktori Adem Mikullovci.
Përmes një statusi në Facebook, aktori ndan një bashkëbisedim të fundit me kolegen e tij.
Mikullovci tregon të kenë folur se kush do të ik më shpejtë nga kjo botë, për t’u bashkuar me Xhevatin, bashkëshortin e Lezes, njëherësh aktor.
“Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perdhen dhe po i fiku dritat…Teatri i jonë Leze u mbyll” – përfundon shkrimin e tij Adem Mikullovci.
Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurës, në moshën 85 vjeçe.