1.4 C
Priština
More

    A shpaguhet? Pas facelifting-ut njerëzit duken vetëm 3 vjet më të rinj

    spot_imgspot_img

    Edhe pse operacioney për zhdukjen e rrudhave janë një nga më të popullarizuarat, studimet tregojnë që pas tyre, njerëzit nuk duken asgjë më tërheqës se sa më herët, kurse vetë intervenimi nuk dihet se a do të ‚të bëjë më të ri‘.

    Edhepse operacionet plastike munden që në mënyrë drastike të ndryshojnë dukjen, e posaçërisht ato më të zakonshmet, ato kur kemi të bëmjë me dukjen e të qenit më të ri, kanë një efekt minimal, tregon një studim i spitalit amerikan Lenox Hill, në të cilin vëzhguesit kanë vlerësuar dukjen e njerëzve para dhe pas operacionit.

    Sipas tyre, pas facelifting-ut të tërësishëm në të cilin ‚tërhiqet‘ lëkura e tërë fytyrës dhe ngriten kapakët e syve, njerëzit mesatarisht duken vetëm rreth tre vjet më të rinj. Gjithashtu, të pyeturit kanë vlerësuar se pas operacionit, pacientët nuk janë asgjë më shumë atraktivë se sa që kanë qenë më herët, dhe prandaj këto intervenime nuk do të duhej të quheshin si intervenime për zbukurim, shkruan Daily Mail.

    Prapëseprapë, sa më shumë intervenime të ketë patur pacienti, ai në fund është dukur më i ri, por edhe ‚artistik‘, përfundojnë kërkuesit. Ata mendojnë që mjekët nuk do të duhej që t’u premtonin pacientëve një dukje të re dhe të bukur, për shkakun se ajo nuk është reale.

    – Mjekët do të duhej t’u thonë pacientit se si pas operacionit do të duket më i freskët dhe më pak i lodhur – përfundon udhëheqësi i studimit, dr. Joshua Zimm. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...