Unë kam zbardhuar dhëmbët e mi në një ordinancë kozmetike tek një dentist rreth një viti më parë dhe me të vërtetë fitova rezultate shumë të mira. Dhëmbët e mi ishin të bardhë si perla dhe ndjehesha krenare ti tregoja saherë që unë buzëqeshja. Por, vetëm disa muaj më vonë, gjatë një kontrolli të rregullt tek dentisti im personal, ai më parashtroi këtë pyetje:”Çfarë janë këto njolla tek dhëmbët”?
Po. Befas unë kisha njolla në dhëmbët e mi! Unë nuk mund të ndihmoja asgjë rreth kësaj, por pyesja veten se mos ndoshta zbardhimi i dhëmbëve e shkaktoi këtë gjë? Për këtë arsye takova Edmond R. Hewlett, dentist i merituar, për të zbuluar arsyet dhe përgjigjet informuese. Përgjigja e tij e mënjëhershme ishte “Jo”.
Edhepse ai nuk e mohoi faktin se njollat ishin aty. Në vend të kësaj, ai tha: “njollat si rezultat i burimeve të ndryshme si kafeja, çaji, vera e kuqe si dhe pirja e duhanit mund të jenë më shumë të dukshme pas zbardhimit të dhëmbëve”.
Pra, njollat e reja më lehtë formohen dhe bëhen më të theksuara në dhëmbët e mi të zbardhuar, gjë që ne nuk e kemi menduar se do të ndodhë kështu pas procesit të zbardhjes.
Kjo është arsyeja pse Hewlett thotë se gjëja më e rëndësishme është që të shmangim njollat që në fillim. “Larja e dhëmbëve më shpesh (p.sh. në mes të ditës, përveç rekomandimit në mëngjes dhe në mbrëmje) mund të ndihmojë për të ngadalësuar grumbullimin e njollave pas zbardhimit të dhëmbëve”./kosovarja.ch/