Çfarë shihni në foton më lart, apo në çdo prizë elektrike? Nëse shihni fytyrë atëherë sipas të gjitha gjasajve jeni nevrotik.
Studjuesit e laboratorit për Shkenca të Komunikimit kanë bërë hulumtim që zbuloi se pareidolia, apo fenomenin e të parit fytyra në objekte të vdekura, është një veçori e personave nevrotikë.
Që të arrijnë këtë përfundim, shkencëtarët vlerësuan tipat e personaliteteve të vullnetarëve. Pas kësa, subjekteve u janë treguar pika rastësisht të vendosura në një fletë të bardhë dhe u është ëkrkuar të shpjegojnë format që interpretohen nga imazhi, gjegjësisht nëse kanë parë forma të caktuara.
Duke i shikuar rezultatet, shkencëtarët zbuluan se ata që ishin testuar më lartë për nevroticizëm, një gjendje negative emocionale, kishin më shumë gjasa të shihnin fytyra në imazhet e paraqitura gjatë testit.
Sipas studimit, ata që kanë nivele të larta të ankthit dhe mendime negative, janë të rrezikuar.
Pa marrë parasysh nëse para se të lexoni këtë artikull, keni parë po nuk keni parë fytyra, tani vëjmë bast se jeni duke i parë kudo./kosovarja.ch/