Njihuni me Kaja, verzioni i ri dhe i përmirësuar i opcionit të kontrollit të lindjes përmes diafragmës. Për ata që nuk e dinë çka është diafragma, ideja është e thjeshtë: një kupë fleksibile në formë kubeje që futet në vaginë për të bllokuar qafën e mitrës, me çka pengon spermën të futet në të.
Ky është një lajm i hatashëm për gratë që janë në kërkim të një opsioni jo-hormonal të kontrollit të lindjes nga shkaku i ndalesave mjekësore apo zgjedhjes personale. Procesi i saj i krijimit mori 10 vjet dhe përfshiu reagime nga përdoruesit për të bërë këtë një pajisje moderne dhe të lehtë për përdorim.
Kaja është e ndryshme prej diafragmave tjera pasiqë vjen në një madhësi- duke eliminuar nevojën e përshtatjes pas humbjes së peshës apo lindjes së foshnjes. Modernizimet tjera përmbajnë qep të përdredhur najloni, qepi e bën më të lehtë heqjen e pajisjes pas seksit. Në vitet e fundit diafragma është bërë joekzistente në botën e kontrollit të lindjeve.
Një studim i vitit 2010 tregon se vetëm 3.1 % e grave e përdorin këtë pajisje, krijuesit e Kajës shpresojnë se ridizajnimi do e sjellë prap diafragmën si pajisje stabile e kontrollit të lindjes.
Sipas distributorit të farmaceutikëve me shumicë, Bob Patane, “ Biseda me ofruesit e planifikimit familjar në lidhje me diafragmën Kaja, ka bërë të ju shkëlqejnë sytë kur dëgjojnë se një diafragmë e re po vjen në treg dhe nuk ka nevojë për provime përshtatshmërie pasiqë që është fleksibile”.
Pa provime përshtatjeje? Kaja definitivisht tingëllon si një fituese, andaj cilat janë mangësitë? Nga përdorimi i pasaktë deri tek ai tipik, diafragma ofron vetëm 88% efiçiencë përkundër Diafragmës Intra Uterine me 99% dhe pilulës me 94%.
Megjithatë, Kaja ka dëshmuar se përdorimi i diafragmës së modernizuar kërkon shumë pak udhëzim dhe se vendosja e përkryer e saj është më lehtë se tek versionet e mëparshme. Nëse kaja përdoret siç duhet, ajo ofron 94% metodë efektive të kontrollit të lindjes.
Nëse nuk jeni në gjendje të përdorni metodat hormonale kontraceptive ose thjeshtë dëshironi alternativë tjetër, Kaja duket si përzgjedhje e duhur./kosovarja.ch/