Këngëtarja e famshme shqiptare, Dafina Zeqiri, njihet për veprime të guximshme dhe vazhdimisht i befason fansat e saj në rrjetet sociale me gjëra të reja e interesante.
Së fundmi, ajo ka bërë kurioz ndjekësit e saj në Instagram, pasi fshiu të gjitha postimet që i kishte në këtë rrjet social, duke e lënë vetëm një imazh, ku këngëtarja 31 vjecare shfaqet me shami në kokë, si nuse.
Ky veprim dhe kjo foto bëri që nga adhuruesit e saj të vijnë reagime nga më të ndryshmet, duke e pyetur se ‘çfarë e ka ndërmend të bëjë Dafina?’.
Në mesin e komenteve që pranoi ajo, ishte edhe ai i DJ Geek, me të cilin ishte në lidhje për disa muaj.
“Nusja më e bukur”, ka shkruar ai.
Ndërkohë nuk dihet nëse këngëtarja e tillë do shfaqet në një nga klipet e radhës që pritet të publikohet së shpejti.
Deri atëherë presim të shohim se çfarë ka përgatitur krijuesja e shumë hiteve shqiptare.