Veshja e takeve të larta nuk ndikon që fundshpina juaj të duket më e madhe, por këmbët tuaja mund të përmirësojnë pamjen si dhe të theksojnë linjat tuaja femërore. Taket i japin të pasmeve një dukje shumë tërheqëse si dhe ngrisin gjoksin tuaj. Taket përcaktojnë koeficientin e feminitetit për çdo lloj veshje dhe mund të bëjnë edhe më tërheqëse mënyrën se si ju ecni.
Ngritja e të pasmeve
Gjatë ecjes me take, në pjesën e prapme të shpinës krijoni një lakore shumë tërheqëse duke e shtyre te para legenin tuaj. Si rezultat i kësaj, të pasmet duket sikur theksohen edhe më shumë se përpara. Në përgjithësi, kjo e bën prapanicën tuaj më në formë të hijshme si dhe me përmasa të mëdha.
Forma e trupit
Taket i japin të pasmeve, këmbëve madje edhe gjoksit tuaj më shumë formë nga mënyra se si e lidhin trupin tuaj. Harku që krijohet në shpinë e shtyn gjoksin përpara, gjë që përmirëson qëndrimin tuaj dhe ju bën të dukeni më e formuar. Muskujt kontraktohen ndërsa kofshët e juaja shtrëngohen, dhe kjo ju bën që të dukeni më të dobëta por edhe e tonifikuar. Njëkohësisht, taket shtojnë edhe gjatësinë, duke i ndihmuar trupit që të jape pamje sa më të gjatë dhe të dobët.
Lëvizja e ijeve
Sipas një studimi të bërë në vitin 2012 në Universitetin Portsmouth, është konkluduar se meshkujt i konsiderojnë femrat shumë më tërheqëse kur ato ecin me take se sa me këpucë të sheshta. Sipas studimit, këto duken shumë më femërore me take duke i bërë që të lëkundin ijet dhe të marrin hapa më të shkurtër gjatë ecjes. Si rezultat, prapanica dhe ijet janë më të theksuar gjatë qëndrimit në take, duke i dhënë trupit tuaj një pamje sa më femërore.
Veshjet që kombinohen me take
Vishni minifund me take që theksojnë të pasmet tuaja. Sigurohuni që minifundi t’i përshtatet madhësisë së caktuar, sepse në të kundërtën nuk do t’i paraqesë format e duhura të prapanicës suaj. Zgjedhni një fustan i cili do të definonte belin tuaj, e që do i ngjasonte orës së rërës. Ndërsa sa i përket pjesës së sipërme, zgjedhni xhaketa apo këmisha të prera, që do theksonin linjat e bukura të belit tuaj./kosovarja.ch/