Librat për vetëndihmë janë dicka te të cilët njerëzit rikthehen shpesh kur nuk shohin rrugëdalje tjetër, sidomos te gratë të cilat besojnë se midis kopertinash fshihet lumturia secrete. A na bëjnë më të lumtur këto gjëra.
Ja cfarë tregon lidhur me këtë temë autorja Lindel Palmer-Klark për Chatelainemagazin
Ajo beson se shumë njerëz kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre te librat në vend që ta kërkojnë në jetën reale.
Disa premtime boshe që na bëhen në libra e në disa seminare ku na mësojnë se si të hapërojmë në jetë nuk bëjnë gjë tjetër përpos që e rrisin nivelin e vetëndihmës.
Njerëzit i blejnë botimet më të reja ndërsa mundimi më i madh ndodh kur e vënë re se shumicën e këshillave i kanë lexuar më herët dhe se ato nuk kanë asgjë të re, përpos që ta vënë në praktikë atë që e kanë lexuar.
Palmer-Klark thotë se janë shumë mite të lidhura me librat e vetëmësimit.
Një prej tyre është se ne na duhen më shumë gjëra për të qenë të lumtur. Por, krejt ajo e mirë që ia bëjmë vetes është kur mësojmë se në të vërtetë jemi të lumtur kur kemi më pak, e jo shumë. Me rritjen e vetbesimit zvogëlohet nevoja për anan materiale dhe e kuptojmë se mund të jemi mjaft të lumtur edhe pa para. Miti tjetër që zakonisht na servohet në librat e vetëbesimit është se gjithnjë duhet të jemi pozitivë që të jemi të lumtur. Nëse të gjithë do të ishim pozitivë, do të ndjeheshim të plotë dhe nuk do të kishim nevojë të hulumtojmë e të studiojmë. Të qenit pozitiv është një gjë shumë e mirë, por të qenit realist është edhe më mirë.
Në fund, telashet më të mëdha që na i shkaktojnë këso lloj librash janë idetë që thonë se puna me veten është shumë e tjeshtë. Ky proces ka në vete dhimbje dhe shumica e njerëzve kuptojnë shpejt se lumturia vjen kur ballafaqoheni me problemet dhe jo ku u shmangeni atyre. I tërë ky proces bart në vete mjaft dhimbje.
Duhet të pranojmë vetëm se përreth nesh fshihen të gjitha përgjigjet jetësore për pyetjet që duhet t’u përgjigjemi. Nisni prej vetes, pasi të gjitha ndryshimet duhet të nisin aty. Mos u dëshpëroni në asnjë mënyrë, pasi gjithmonë pranë jush do të ketë njerëz dhe situate që mund t’ju dëshpërojnë. Kuptojeni këtë dhe hapëroni tutje.
Gjëja më e keqe për lumturinë është të mbajturit në mënyrë të verbër për të kaluarën. Përderisa nuk do të falni dhe harroni nuk do të keni mundësi ta jetoni plotësisht të tashmen. Harrojini ëndrrat që i keni rritur tepër dhe nuk i keni realizuar. Është shumë mirë të keni ëndrra, por kur ato fillojnë të ndikojnë keq në jetën tuaj, duhet t’i ndaloni.
“Ju zgjidheni lumturinë, pasi gjithcka është sajesë e zgjidhjes personale. Mund të zgjedhim cilëndo zgjedhje emotive pa marrë parasysh nga rrethanat. Gjithcka varet nga ajo nëse ju dëshironi të jeni i lumtur.”- ka përfunduar Lindel Palmer-Klark./kosovarja.ch/