11 C
Priština
More

    A mund të ngushtohet vagina juaj nëse keni më pak seks?

    spot_imgspot_img

    Vallë ka ndonjë magji në lidhje me thatësinë?

    Në jetë ka disa të vërteta univerzale që i qëndrojnë testit të kohës: një shetitje me biçikletë është gjithnjë një ide e mirë, apo thatësia vaginale i ndodhë pothuajse secilës femër. Për këtë të fundit, që vagina mund të “ngushtohet” ekspertët në fakt thonë se nuk është kështu. Aspak…

    Shumica e njerëzve në mënyrë të gabuar supozojnë se femrat që kanë më pak marrëdhënie seksuale kanë kanë gjasa që t’u ngushtohet vagina e tyre, por thjeshtë ky është një keqkuptim i plotë, thekson specialistja për shëndetin e grave, Jennifer Ëider.

    Arsyeja mbi thatësinë vaginale qëndron në faktin se ndoshta muskujt e vaginës suaj janë elastike. Ato kontraktohen dhe kthehen në formën e tyre normale, pas marrëdhënies seksuale si dhe pas lindjes së fëmijës, thekson Wider.

    Thënë kështu, dy herë gjatë jetës vagina juaj mund të ndryshojë formën për një periudhë më të gjatë kohore. E para? Pas lindjes së fëmijës. Disa studime kanë treguar se muskujve vaginal iu duhet deri në gjashtë muaj pas lindjes të kthehen në formën dhe madhësinë e tyre normale.

    Hera tjetër e ndryshimit është se vagina juaj ndryshon si pasojë e moshës. Me kalimin e moshës, nivelet e hormoneve bien, që nënkupton se muret vaginale bëhen më të hollë dhe më pak elastike, kështuqë muskujt bëhen më të lirshëm, thekson Ëider. Lajm i mirë është se tonifikimi i muskujve mund të përmirësohet me anë të ushtrimeve Kegel, pa marrë parasysh moshën e gruas.

    Përfundimi: nëse ndjeni se vagina juaj është e ngushtë gjatë seksit, kjo është si pasojë e thatësisë vaginale. Ka gjasa që nuk jeni eksituar mirë, andaj thuani partnerit që të krijoni argëtim më të mirë dhe paralojë, në mënyrë që të keni seksin më të mirë ndonjëherë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...