-1 C
Priština
More

    A mund të ngelni shtatzënë mënjëherë pas ciklit tuaj?

    spot_imgspot_img

    Është e mundur…

    Sa më i shkurtë të jetë cikli juaj dhe periodat të jenë më të gjata. Aq më shumë ka gjasa që ju të jeni pjellore gjatë ditëve të fundit të ciklit tuaj, ose mënjëherë ditëve të para pas përfundimit të ciklit.

    Konceptimi bëhet kur një vezë takohet me një spermatozoid. Kjo nënkupton se spermatozoidi duhet të jetë në tubin fallopian në ditën tuaj ovulative (ose lirimin e një veze nga një vezore). Ovulacioni ndodhë rreth dy javë para ciklit menstrual. Kjo ndoshë mes ditëve 12 dhe 16 pasi ka filluar periudha juaj e fundit, nëqoftëse ju keni një cikël tipik 28 ditor.

    Dhe, meqenëse dihet se spermatozoidët jetojnë më gjatë deri 6 ditë, ju mund të ngelni shtatzënë nëse keni marrëdhënie seksuale në çfarëdo kohe brenda këtyre gjashtë ditëve, duke përfshirë ditën tuaj ovulative. Nëse cikli juaj zgjat 5 ditë, ju mund të jeni pjellore vetëm një ditë më vonë, në ditën e gjashtë të ciklit tuaj.

    Nëqoftëse cikli juaj është më i shkurtë se 28 ditë apo perioda juaj është jo më e gjatë se 5 ditë, ju keni gjasa të jeni pjellore gjatë ciklit tuaj.

    Nëse nuk dëshironi të ngelni shtatzënë, atëherë përdorni kontraceptivë të besueshëm, pa marrë parasysh se në cilën ditë të ciklit jeni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...