4.4 C
Priština
More

    A mund të lyhen flokët gjatë periudhës që nëna ushqen me gji? Ja gjërat thelbësore që duhet të dini

    spot_imgspot_img

    Gjatë ushqyerjes me gji duhet të heqësh dorë nga disa gjëra. Kjo bëhet për arsyen që fëmija të ushqehet sa më shëndetshëm. Disa substanca që gjenden në gjakun e nënës mund të përhapen në qumësht dhe kjo mund të jetë e dëmshme për foshnjën.

    Duhet pasur shumë kujdes me medikamentet dhe trajtimet e bukurisë. Disa ilaçe janë absolutisht të ndaluara gjatë periudhës që ushqeni fëmijën me gji. “Në çdo rast ato duhet të përdoren në mënyrë mjaft të kufizuar”, shkruhet në një nga udhëzimet e fundit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ashtu si për ilaçet, dyshime ka edhe rreth trajtimeve të bukurisë gjatë ushqyerje me gji, mbi të gjitha për lyerjen e flokëve.

    Ngjyrat përmbajnë substanca që shpesh janë të dëmshme ose alergjike.
    Ekspertët këshillojnë të gjitha gratë që janë shtatzënë:
    “Lyerja e flokëve absolutisht që duhet të shmanget veçanërisht në tremujorin e parë”.

    Por kur ushqen fëmijën me gji?
    Shmangni lyerjen e flokëve gjatë tre muajve të parë të dhënies së gjirit.
    Përdorni ngjyra natyrale pa nikel, amoniak ose substanca të tjera të dëmshme.
    Perdorni shampo me ngjyrë edhe pse nuk zgjasin shumë në kohë.
    Mos harroni që gjatë shtatzanisë flokët reagojnë në një mënyrë tjetër ndaj çdo trajtimi.
    Gjithmonë kerkoni këshilla nga njerëz që keni besim.

    Burim: pernenat.al

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...