Një ekspert ndërhyn në tregimet e grave të moshuara që parashikojnë gjininë…
Të kuptoni lajmin se jeni shtatzënë është diçka super-emocionuese, njëlloj sikur edhe të mësoni gjininë e fëmijës suaj. Nëse vendosni ta mbani befasi deri sa ta lindni, ose ta dini vetëm ju e mos t’i tregoni askujt, një gjë është e sigurtë: ju do të ndesheni me disa njerëz të cilët mendojnë se mund të parashikojnë gjininë e fëmijës suaj, nëse do të jetë djalë apo vajzë.
Ndoshta i keni dëgjuar tregimet se me anë të disa shenjave mund të keni pak më shumë njohuri rreth gjinisë së foshnjes, si psh. barku i lëshuar te poshtë mund të tregojë se keni vajzë. A është lëkura e juaj e thatë dhe e irrituar? E pra, kjo do të thotë se do të keni një djalë. Por, a ka ndonjë të vërtetë rreth tregimeve të këtyre grave të moshuara?
Jo edhe aq shumë, thonë ekspertët. “Edhepse shumë kultura dhe shoqëri kanë përcaktuar metoda të ndryshme të përcaktimit të gjinisë së fetusit, nuk ka asnjë provë shkencore në lidhje me këtë”, thekson Sonya Abdel- Razeq, profesore në Universitetin e Yale.
Pra, çfarë saktësisht ndikon që këmbët tuaja të jenë të ftohta (ndoshta kjo është shenjë se është djalë!), ose flokët i keni të lëshuara butësisht te poshtë (ndoshta është vajzë!). me të vërtetë kjo ndryshon nga gruaja në grua, thotë Abdel-Razëq. Ju mund të përjetoni ndryshime fizike në varësi të lehtësisë apo vështirësisë së shtatzënisë.
Dhe simptomat tuaja (si ndjesia e flaktë për të ngrënë turshi) mund të ketë të bëjë me përzierjen e hormoneve të veçanta, sa të shëndetshme jeni para konceptimit dhe një sërë faktorësh të mjedisit gjatë shtatzënisë.
Mund të ketë edhe variacione më të mëdha në të njejtën grua nga një shtatzëni në tjetrën. “Çdo shtatzëni është një përpjekje unike që është një reflektim i rrethanave që rrethojnë konceptimin”, sqaron Abdel-Razeq. Nga secila shtatzëni, gruaja bëhet më e pjekur, ka më shumë përgjegjësi për fëmijët e tjerë, trupi i saj ende memorizon shtatzëninë e fundit si dhe ajo mund të përjetojë më herët simptomat e shtatzënisë në krahasim me ato të mëparshme./kosovarja.ch/