-0.3 C
Priština
More

    A më duhet operacion estetik i labias!?

    spot_imgspot_img

    Hera e parë kur jam ndjerë keq për shkak të vaginës sime ka qenë kur kam qenë 11 vjeçe, dhe kjo ndodhi pasiqë motra ime e quajti penis atë.

    Atëkohë nuk e dija se ka kisha një defekt tek “kapela klitorale” dhe që e bënte atë të dukej si një penis i vogël.

    Ndjenja e turpit për trupin tim gjatë ndryshimeve trupore të adoleshencës nuk e zvogëloi ndjenjën e turpit që kisha për vaginën time.

    Në universitet fillova ta kuptoj se vagina ime dukej e tmerrshme dhe e padëshirueshme. Më herët nuk kisha mundësi ta krahasoja vaginën time me ndonjë vaginë tjetër, andaj edhe nuk kisha mendim të caktuar për të. Momenti kur e kuptova se vagina ime ishte e tmerrshme, isha duke dëgjuar disa audio të komedianëve të skenës, me çka në një rast artisti e tha fjalinë që më bëri të kuptoj vaginën time “ ajo vajzë kishte më tepër se një palë buzë”. Nuk munda të mos viktimizohem nga ky humor i keq që kishte të bëjë me një gjendje që më përkiste mua personalisht.

    Kalova disa orë duke bërë studim në Google mbi atë që quaja “ buzë të vaginës” dhe e kuptova se ka një gjë që quhet labiaplasti dhe që është intervenim kirurgjik estetik mbi buzët e vaginës time. Në atë moment e kuptova se ky operacion do të ishte ardhmëria ime, dhe vendosa që ta bëj në atë moment që do i kem mjetet e nevojshme financiare.

    Një natë të dehur, u thashë dy shoqeve të mia se çfarë kisha planifikuar për ndërhyrjen kirurgjike, mirëpo ato u habitëm pasiqë nuk e kuptonin çështjen derisa ua tregova.

    Pasi ua tregova vaginën, njëra nga shoqet u shtang dhe e nxorri celularin dhe filloi të bisedojë me të dashurin e saj. E pyeti nëse mendonte se ajo kishte labia të gjatë, ndërsa përgjigja ishte pozitive por jo se i pengonte, dhe se partneri i saj e shihte atë si diçka normale.

    Në atë moment fillova të mendoj ndryshe për labian time, fillova të mendoj që ndoshta nuk është aq problem për meshkujt sa mendojmë ne femrat.

    Pasiqë fillova të eksperimentoj seksualisht, e kuptova se meshkujt e shihnin këtë deformitet si diçka natyrore dhe jo të shëmtuar.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...