0.5 C
Priština
More

    A keni sindromin e zemrës nervoze? Këto pyetje mund ta zbulojnë këtë

    spot_imgspot_img

    Ndjenjës së shpeshtë të lodhjes dhe humbjes së energjisë për gjërat e përditshme shpesh nuk i kushtohet shumë vëmendje por i atribuohet përditshmërisë së nxituar dhe stresit. Mirëpo, nëse këtyre simptomave i bashkëngjiten edhe syncope-t (të fikët), kriza e vetëdijes, duhet të jemi të kujdesshëm dhe kërkojmë ndihmë profesionale, të neurologëve sepse mund të bëhet fjalë për sindromën e zemrës nervoze.

    Çka, në fakt, do të thotë sindroma e zemrës nervoze? Dhe a është shkaku kryesorë për humbjen e vetëdijes (të fikët) lodhja kronike apo ekzistojnë edhe shkaqe tjera? Përgjigjet neurokardiologu.

    Çka është sindroma e zemrës nervoze?

    Bëhet fjalë për grup simptomash i cili nënkupton çrregullimin e funksionit të sistemit autonom nervorë. “Sistemi autonom nervorë në fakt është softver i organizmit tonë”. Ai përbëhet nga dy pjesë, simpatikus dhe vagus (apo parasimpatikus). Simpatikus forcon punën e zemrës, ngritë tensionin dhe pulsing, ndikon në mënyrë ekscitatore (nxitëse) në organizëm, na jep forcë. Vagus, gjegjësisht, parasimpatikus ndikon të kundërtën. Dominimi i njërës nga këto dy pjesë të sistemit autonom nervorë ndikon edhe në personalitetin tonë. Nëse, të themi, dominon simpatikus, personi është më ambicioz, agresiv, dominant, më i aftë. Këta janë të ashtuquajturit tipa menaxherial”.

    Cili mund të jetë shkaku i krizës së vetëdijes, gjegjësisht, sinkopeve?

    “Te lloji i personave të cekur shumë shpesh paraqiten edhe ankthi, frika, fobitë, ashtuqë pacientët përfundojnë te neuropsikiatri. Simptomat shpesh paraqiten si lodhje e zakonshme dhe nervozë ashtuqë mjeku mund të konsiderojë se mjafton që pacienti të pushojë dhe shplodhet. Por, mund të gabohet. Nëse vjen deri te kriza e vetëdijes – sinkopa, është tregues i qartë se diçka po ndodhë në organizëm. Duhet kërkuar shkakun që ka sjellë humbjen e vetëdijes”.

    “Humbja e vetëdijes shkaktohet sepse ekziston dëmtim i sistemit autonom nervorë – pra, është i dëmtuar softveri i organizmit. Shkaku i dëmtimit mund të jetë infeksioni (p. sh. me viruse; Coxsackievirus, Cytomegalovirus, EpsteinBarr virus) apo sëmundje kronike, si Parkinson-it”.

    Cilat pyetje i shtron neurokardiologu kur dyshon në sindromën e zemrës nervoze?

    • A ndjeni të rrahura të forta të zemrës gjatë pushimit apo ngjitjes së shkallëve (nëse kjo nuk ka qenë më herët)?
    • A keni ndjenjë të vazhdueshme të lodhjes?
    • A ju ndodhin episode sulmi të gjumit?
    • A vuani nga ndjenja e mbytjes, sikur nuk mund të thithni ajër?
    • A keni dhimbje koke?
    • A keni sëmundje autoimune të gjëndrës tiroide – sindromi Hashimoto-s?
    • A ju mundojnë, ankthi, fobitë dhe frika?
    • A ju ndodhë të bieni (rrëzoheni), jostabilitet gjatë ngritjes në këmbë, marramendje, mosvetëdije, tingëllimë në veshë?

    Nëse vëreni simptoma, si probleme që ju mundojnë gjatë kohë, ju këshillojmë të paraqiteni te mjeku juaj, i cili do të ju udhëzojë për mjekim të mëtutjeshëm.

    kosvarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...