Të gjithë femrat dëshirojnë buzë të ëmbla ngjyrë rozë, por konsumimi i kafesë, çajit, duhanit dhe ekspozimit ndaj dielli mund të sjellë errësimin e tyre. Ja se çfarë ju duhet të bëni për të rivendosur ëmbëlsinë në buzët tuaja.
Limon dhe mjaltë
Ky është një trajtim i përkryer për pigmentimin e errët në buzët tuaja. Përziej pjesë të barabarta të lëngut të limonit dhe mjaltës, e pastaj aplikojeni në buzë dhe lejoni një orë që të reagojë. Të jeni të kujdesshëm- mos e hani serumin tuaj natyror edhepse është shumë i shijshëm. Pas një ore hiqni përzierjen nga buzët me një peshqir të lagur, këtë trajtim mund t`a përsëritni disa herë.
Glicerin dhe hidratim
Rrezet e diellit ,neglizhimi i buzëve , por edhe hidratimi i e pamjaftueshëm mund të çojë në shfaqjen e buzëve të zeza . Në përpjekje për të zgjidhur këtë problem, provoni këtë mënyrë – të aplikoni pak glicerinë me një shtupë pambuku për buzët çdo natë para se të shkoni në shtrat. Në këtë mënyrë ju mbani buzët të hidratuara dhe vetvetiu parandaloni dhe hiqni njollat e errëta . Gjithashut, hidratimi i brendshëm është i rëndësisë së madhe. Pini 8 deri në 10 gota ujë në ditë, e sidomos gjatë periudhës së verës.
Panxhari
Mbani një copë të rrënjës së panxharit në frigorifer. Kur ju dëshironi të hiqni njollat në buzë, thjeshtë bëni masazh me rrënjët panxharit të freskët. Me këtë ju do të riktheni ngjyrën tuaj natyrore për vetëm disa ditë.
Bajame dhe kastravec
Përveç mjeteve natyrore të mësipërme, mund të provoni edhe vaj të bajameve. Vetëm aplikoni atë në buzët tuaja në një shtresë të hollë para se të shkoni në shtrat, dhe për disa ditë pigmentimet do të zhduken. Në mënyrë të ngjashme reagon edhe lëngu i kastravecit. Aplikoni atë para se të shkoni në gjum, por mund t`a përsërisni edhe gjatë ditës që të përshpejtoni proçesin.
kosovarja.ch