Ëndrrat erotike sjellin çlirim, kreativitet dhe ngazëllim
Nga romantika e thjeshtë deri tek skenaret e nxehta, sejcili prej jush së paku një herë ka parë ëndërra të nxehta erotike. Edhepse shumicës i duket e çuditshme që kanë ëndërra me përmbajtje erotike, në fakt kjo gjë nuk është aspak e pazakontë. Në ëndërra çlirohet kreativiteti juaj, ndërsa nganjëhërë edhe dëshirat shumë të fshehura. Më së miri është që t’i pranoni këto lloj ëndërrash dhe thjeshtë të kënaqeni në to, dhe nësë e konsideroni të nevojshme, disa pjesë prej tyrë mund t’i shfrytëzoni edhe në realitet.
Psikologët dhe psikoterapistët kanë ardhur në përfundim se ëndërrat erotike vijnë për shkak të aktivitetetit intenziv që ndodh në trurin e njeriut. Me fjalë të tjera, duke marrë parasysh që seksi është një gjë e rëndësishme në jetën e sejcilit njeri, nuk është aspak e çuditshme që ëndërrat kanë përmbajtje të fuqishme seksuale. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për seks me dikë të panjohur, me ndonjë person të popullarizuar, më ndonjë mik ose me diçka krejtësisht tjetër – mos u brengosni, këtu asgjë të keqe nuk ka. Ëndërra të tilla mund të ngjallin një oretk emocionesh të cilat mbesin prezent në ne edhe disa ditë më vonë.
Ëndërrat erotike mund të tregojnë disa pasione ose dëshira të brendshme, por edhe gjërat që aspak nuk i doni, dhe prandaj është i qëndrueshëm fakti se çdo ëndërr nuk është e nevojshme të ketë ndonjë domethënie të veçantë. Truri i njeriut ka diçka që quhet “cenzurë”, dhe kjo cenzurë ka tendencë të çlirohet pikërisht në ëndërra ku gjithçka është e lejueshme. Pra, edhepse disa ëndërra mund edhe t’ju tmerrojnë – kjo nuk ka rëndësi! Tabu, turp dhe bllokime të tjera në ëndërr nuk ekzistojnë. Si rrjedhojë – kjo do t’ju ndihmojë që të çliroheni. Sipas Frojdit, ëndërrat e nxehta tregojnë se ëndërruesi është i aftë të ndërtojë skenare që dëshiron, do të thotë të kënaqë impulset e tij të pavetëdijshme.
Ëndrrat e nxehta – kuptim simbolik apo?
Psikologët janë të ndarë rreth shpjegimit të ëndërrave erotike. Disa prej tyrë thonë se ëndërrat e tilla simbolizojnë se si të përmirësoni jetën tuaj seksuale, ndërsta të tjerët se ëndërrat të cilat kanë përmbajtje seksuale në fakt asapk nuk kanë të bëjnë me jetën seksuale. Poashtu, disa ëndërra mund të jenë rezultat i diçkaje që keni përjetuar gjatë ditës – për shembull, nëse keni njohtuar një mashkull interesnat i cili ju ka tërhequr, është shumë e mundur që do të keni fantazi seksuale për të.
Edhepse jo shpesh, është interesant fakti se femrat mund të përjetojnë orgazëm gjatë kohës së këtyre ëndërrave, posaçërisht në periudhat kur në brendësinë e tyre kanë energji të rritur seksuale. Edhe përderisa nuk arrijnë orgazëm, është normale që bëhen shumë të eksituara gjatë ëndërrës dhe zgjohen thuajse në kufi të arritjes së orgazmit.
Në ëndërrat erotike duhet shikuar me pozitivitet dhe pa turp, sepse pikërisht ato ju sjellin një dozë të caktuar të çlirimit dhe ju mundësojnë që të njihni disa nevoja seksuale tuajat, por edhe ndihmojnë që sa më mirë të kontrolloni jetën tuaj seksuale. Mos qëndroni me frikën se diçka nuk është në rregull, sepse ëndërrat e nxehta janë vetëm pasqyrim i jetës së shëndoshë psiqike, të cilat mund të kenë lidhje me realitetin, por edhe nuk do të thotë të kenë. Shembull, ëndërrat mund të zbulojnë a jeni të kënaqura me jetën tuaj seksuale apo kërkoni diçka më shumë dhe diçka të re, ose ndoshta keni ca mundime dhe frikëra të fshehta. Mund të interpretohen në shumë mënyra, por edhe nuk është e nevojshme të bëhet një gjë e tillë. Prandaj, mos u befasoni nëse ëndërra të këtij lloji rrjedhin të plota nëpër imazhe të palidhura mes veti nga pjesë të ndryshme të jetës.
Ëndrrat erotike mund të jenë sumë zbavitëse dhe eksituese, por do të duhej që dyfish t’i hulumtoni nëse dëshironi që të dini se çfar saktësisht nënkuptojnë dhe si munden që në ndonjë mënyrë të ndikojnë në jetën tuaj. Shembull, ëndërrat erotike në të cilat nuk mund të arrini kulminacionin e kënaqësisë ose të cilat nuk kanë ndonjë fund, mund të tregojnë në mungesën e besimit në mes jush dhe partnerit tuaj. Poashtu, kjo mund të thotë se nuk jeni e kenaqur me mënyrën në të cilën zhvillohet jeta juaj në biznes, ose se ekziston ndonjë pengesë në arritjen e qëllimeve tuaja të rëndësishme.
Ne sejcilin rast, ëndërrat erotike janë shume të natyrshme dhe të domosdoshme për plotësimin psiqik. Mund të paraqesin dëshira trupore ose seksuale, por në të shumtën e rasteve nuk duhet t’i ngatërrojmë me realitetin, e aq me pak që për shkak ëndërrave të këtilla të ndjehemi me faj. E gjithë kjo është njerëzore dhe normale – kështuqë kënaquni në to! /kosovarja.ch/