Bisedat për sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë të mira në teori mirëpo të vështira që të aplikohen në shtrat.
Të flasim rreth seksit mund të jetë kënaqësi, por të flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme është krejt çështje tjetër. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo vit në botë regjistrohen rreth 250 milion raste të reja të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Mos rrezikoni me shanset dhe të jeni një pjesë e asaj statistike. Përdorni me kujdes mjetet mbrojtëse dhe bisedoni me partnerin tuaj në lidhje me përvojat e kaluara.
Sipas sondazhit të fundit të Qendrës për Promovimin e Shëndetit Seksual në Universitetin e Indianës në SHBA, një numër i pamjaftueshëm i çifteve flet për të kaluarën e tyre seksuale me partnerët e tanishëm. Ekspertët argumentojnë se mesazhet e shëndetit publik duhet të jenë më të qarta dhe më të fokusuara në qëllimet e veçanta dhe të ofrojnë këshilla se si t’i qaseni partnerit tuaj dhe të filloni atë lloj të bisedës. Në mënyrë të veçantë, ende ekziston tabu-ja mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shëndetin seksual, dhe njerëzit kanë frikë të tregojnë se me sa partnerë kanë fjetur më parë, sepse nuk duan të jenë të dënuara.
“ Biseda me partnerin tuaj rreth sëmundjeve ngjitëse seksuale është një bisedë shumë e rëndësishme që ju duhet të bëni. Nëse nuk trajtohen, sëmundjet ngjitëse seksuale mund të çojnë në shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë infertilitetin, kështu që theks të madh në parandalimin e tyre merr testimi. Megjithatë, ne dimë pak rreth asaj se si bisedat për testimet ndaj këtyre sëmundjeve mund të ndikojnë tek partnerët, veçanërisht për studentët që përbëjnë numrin më të madh të rasteve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, „shpjegoi Margo Mullinax, kreu i studimit .