-3.2 C
Priština
More

    A ju mundojnë dhimbjet menstruale?

    spot_imgspot_img

    Për ato ditë gjatë muajit…

    Shtrëngimet dhe dhimbjet gjatë kohës së menstruacioneve e mundojnë çdo femër. Dhimbjet mund të dallojnë për nga intenziteti dhe gjatësia kohore, kështuqë disa femra kanë dhimbje në stomak një ditë para menstruacioneve, derisa të tjerat ndjejnë dhimbje në gjithë trupin disa ditë me radhë. Si të ndihmoheni?

    Dhimbjet dhe shtrëngimet zakonisht e përfshijnë pjesën e poshtme të barkut, shpërndahen në ije dhe kofshë. Krahas dhimbjeve, shfaqet edhe mundi dhe të vjellat. Ndihmën mund ta kërkojmë në formë të tabletave të cilat me siguri do t’i zbusin dhimbjet, por ekzistojnë edhe disa bimë të cilat mund ta zvogëlojnë dhimbjen.

    Si ta zbusni dhimbjen?

    Mund të gjëni një numër të madh të rekomandimeve se si të zbusni dhimbjet gjatë ditëve të ciklit menstrual. Mund t’ju ndihmojnë ushtrimet më të shumta fizike dhe ushqimi i duhur. Një javë para menstruacioneve duhet të këni kujdes ushqimin dhe të zgjedhni gjëra ushqimore të pasura me omega-3-acid yndyrorë, kalcium, magnezium dhe vitamina E dhe C. Mund t’ju ndihmojë edhe një masazhë e butë në bark, e për këtë zgjedhni vaj eterik nga kamomila, sherbelja dhe lavanda. Do t’ua zvogëlojnë dhimbjet dhe do t’i ndalojnë shtrëngimet.

    Çaji nga mjedra (malina) dhe mente janë një kombinim i shkëlqyer kundër dhimbjeve menstruale.

    Xhenxhefili është shpëtim për të gjitha, pra edhe për dhimbjet menstruale. Mund ta thërrmoni dhe ta hani të freskët si shtesë në ushqimin e preferuar ose nga ai të bëni qaj.

    Thuhet se edhe karrota liron shtrëngimet menstruale, prandaj bëni lëng nga karrota ose zieni në ushqim!

    Nëse keni shtrëngime disa ditë para menstruacioneve, rekomandimi ynë është që të përgatisni një dush të ngrohtë aromatik për relaksim. Shtoni në vaskë disa pika vaj lavande ose ruzmarini. Kjo do t’ua relaksojë muskujt dhe do t’i zbusë dhimbjet.
    /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...